F A L E N D E R I M

 

Është e çuditshme, por, fjala e mirë, e bukur, e ndjerë nuk të vjen atëhere kur duhet, sepse të ngatërrojnë emocionet.

 

 

Kështu po ndodh edhe me mua, në rastin tim të sotëm, që në pamundësi t’u përgjigjm të gjithëve atyre që më uruan për ditëlindjen, t’ua kthej mirënjohjen në mënyrën më të mirë të mundëshme.

 

 

Thjesht jam prekur thellë, kur miq dhe shokë virtualë, që nuk i kam njohur kurrë dhe ndoshta nuk do t’i njoh asnjëherë, më kanë thënë fjalët më të mira, më kanë uruar me shpirt dhe zemër të hapur.

 

 

Në këtë moshë që jam unë, për shumë arsye rrallohen shokët dhe miqtë, dhe njeriu e ndjen vetminë dhe mungesën e tyre. Edhe unë e kam ndjerë këtë, por paskam gabuar. Këto dy ditë vura re se jo më janë shtuar, por më janë shumfishuar miqtë.

 

 

Në platformat e mia dixhitale, Facebook, Web-in e “Orakujve…”, Watsap, mesenxher, mesazhe celulari, janë mbi 15 mijë mesazhe urimi, 20 mijë klikime, angazhime dhe shikime! Më të shumtat, nga ata që nuk e prisja kurrë, miq distance, të cilët, siç thashë më sipër, nuk i kam njohur dhe nuk më njohin fizikisht!…

 

 

Ndaj, po e them thjeshtë:

 

 

Të gjithë Ju që më kujtuat, më uruat dhe më ngrohët shpirtin në këtë ditë të shënuar të jetës sime, paçi jetë të lumtur, të gëzuar, të shëndetëshme, cilësore dhe të motivuar!

 

 

Ju qafoj te gjithëve!

 

 

Zylyftar Hoxha