Përparim Xhixha

 

Tani jam bërë pishman që nuk i kam shfrytëzuar mundësitë dhe rastet, se i kisha, për udhëtime më të shpeshta dhe më të gjata në Skrapar me të cilin më lidhin mijëra fije shpirtërore.

 

Më poshtë po përshkruaj në ato vende ku kam qenë.

 

 

Kam udhëtuar në Gradec e Radësh vite e vite të shkuara.

 

 

Në Malind kam bërë një udhëtim me Xhevahir Spahiun ku kam njohur xha Aliun, xhaxhanë e Xhevos, ku kam prekur serish e serish mikëpritjen proverbiale te skraparllinjve.

 

 

Në Therepel, në Vendrezhë dhe Helmës kam udhëtuar për punë kalemi.

 

 

Kam qenë tri ditë në Krastë, me miqtë e mi, gazetarët Fuat Çeliku dhe Zylyftar Hoxha. Isha për qejf te njerëzit e mi, Sheme Gjoni dhe dhe te halloja, e ema e Hekuran Krastës, një burrë i njohur, tipik i Kollit të Sipërm.

 

 

Kur u ngjitëm në Gostënckë para se të vinim në Krastë, në çesmën e fshatitit gjetëm një plak, Qani Satka e quanin. Sa na pa, na u hodh në qafë: “U pastë xhaxhai me yje, o djem”!

 

Unë bërtita, “e gjeta, Vangjel”! Iu hodha në qafë xha Qaniut dhe i thashë: Faleminderit!

Ai po më shikonte si i hutuar pse i thashë faleminderit! Nuk e dinte i shkteti se më dha gjënë më të çmuar, titullin “Ju paça me yje, o djem” të reportazhit që botova pesë ditë më vonë në “Zërin e Popullit” ku punoja.

 

 

Kam mbetur i mahnitur në Grykën e Devrisë kur kam udhëtuar për në Tomorr tri herë për t’u përulur tek varri i Abaz Aliut.

 

 

Nuk harroj se kam qenë edhe në Munushtir e në Bogoven e bukur!

 

 

Në Vlushë kam qenë mes ish-partizaneve të Brigdës së 7-të Sulmuese.

 

 

Në Çorovodë sa here jam ndodhur kam mbetur gojëhapur me punëtorin e madh të Skraparit, Teki Malindi, që më ka mbetur në kujtesë si burrë qe u fliste në emër e mbiemër të gjithëve. Po kështu me emrër njihte edhe të gjitha arat e fshatrave të Skraparit.

 

 

Ndihem me fat që kam prekur ajkën e virtyteve te skraparllinjve, të cilat nuk më vlojnë vetëm në kujtesë, por i kam edhe në gjak dhe ëndrrat e mia.