Ilmi S. Qazimi

 

Kjo foto e Heroit të Popullit  Riza Cerova (1896 – 1939), e realizuar nga Gegë Marubi në Shkodër në vitin 1923, është një ndër të paktat foto që ai mjeshtër i fotografisë ka mundur të bëjë e të ruajë, për disa prej krerëve luftëtarë revolucionarë e atdhetarë nga Shqipëria.

 

 

Ajo për herë të parë gjendet në albumin e përagatitiur në vitin 1982, të të përgatitur nga Kahreman Ulqini, të titulluar “Gjurmë të historiesë kombëtare në fototekën e Shkodrës”. Albumi u botua nga Shtëpia Botuese shtetërore “8 Nëntori”, Tiranë.

 

 

Në këtë album tejet tëpasur, në faqen 159, ndodhet edhe fotoja e RizaCerova, në atë kohë 27 vjeç, me gradën kapiten. Ishte në detyrën komandantit të xhandarmërisë së qarkut të Gjirokastrës dhe të Korçës.

 

 

Gjeti kohë që të shkonte edhe në Shkodër për të bërë një foto te Geg Marubi.

 

 

Në album, fotoja e kapitenit Riza Cerova gjendet e shoqëruar me një paragraf të shkurtër, që hamendësohet se e ka formuluar autori i albumit në fjalë, ku shkruhet:  “Patriot, demokrat, revolucionar, luftëtar i pushkës dhe i penës;  në krye të forcave vullnetare të Skraparit në Luftën e Vlorës” … duke përfunduar, “u vra nga f orcat zogiste në vitin1935”.

I është dhënë titulli “Hero i Popullit”.

 

Për ne, si skraparllinj, është impresionuese fakti që Riza Cerova, kjo figure emblematike e Skraparit, është fotografuar në Shkodër dhe se e paska njohur qysh atëherë tërë Shqipëria për jetën dhe veprën e tij luftarake për zhdukjen e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, për lirinë e vendit dhe për të ardhmen e ndritur të popullit tonë.

 

 

Është gjithashtu domethënëse që ai fotograf atdhetar shkodran dinte t’i shërbente historisë shqiptare, duke iu lënë brezave të ardhshëm pavdekësinë kombëtare me anë të fotove të atilla, ku përfshihet edhe ajo e Riza Cerovës.