
Një krim mjedisor që shkretëton gjithë luginën e lumit nga Osoja në Faqekuq
Tomor Vlusha
Pranë Mullirit dhe Urës së fshatit Vlushë të Skraparit po ngrihet një hidrocentral.
Është tentativa e tretë për të ndërtuar një hidrocentral aty pranë.
Tentativa e parë ka qenë që në kohën e Italisë në Luftën e Dytë Botërore.
Tentativa e dyte ishte rreth viteve ’70-’80 të viteve të Socializmit.
Tentativa e tretë është duke u bërë tani.
Në fakt, ky është i katërti HEC që po ndërtohet në gjatësinë e lumit nga Faqekuqi deri tek Ura e Osojës, në një gjatësi lumore afër 12 km.
Ky i katërti (që po tenton ta hedhe ujin në turbina aty pran Mullirit) e lë Vlushën pa ujë lumi prej atje ku e merr ujin deri aty tek Mulliri.
Gjithë gjatësinë lumore të fshatit tonë e le pa ujë. As bagëtitë nuk kanë ku të pijnë ujë.
Ky është krim!
Nuk dihet kush ishin ata që firmosen dokumentin e ndikimit mjedisor për këtë investim. (Ne fakt dihet, se dokumentet janë arkivuar). Lumi thahet. Mendoni ndikimin në mjedis. Por investitori e ka marrë firmën nga ata njerëz të këtij shteti që paguhen me taksat tona.
Për çdo investim duhet të bëhet dëgjesë publike me banorët. A dëmtohen interesat e tyre nga ky investim? A kanë ata të drejtë të fitojnë pas këtij investimi?
Banoret e atij fshati janë aty prej mijra vitesh. Ata kanë të drejtën të paret të marrin fitimet nga mjedisi i tyre. Edhe rrugën modeste që lidh fshatin ky investitor po e shfrytëzon për ta lënë më pas me keq se sa është aktualisht.
Por ne banoret e fshatit besojmë se ky HEC nuk do funksionojë.
Nuk do arrije të funksionojë, sepse aty pranë, në ate vend kanë vene dorn Baba Fetahu i Backës (që ndërtoi Mullirin) dhe Dervish Iliazi (që ndërtoi Urën).
Ne bektashinjtë e zones sonë besojmë tek Teqeja dhe Baba Fetahu i Backës. Investitoret ndoshta nuk janë bektashinj, por atyre duhet t’ua kish thënë dikush që në fillim.
Se…edhe dy tentativat e para jo me kot kanë dështuar!…