
… datën historike më përbashkuese për gjithë Skraparin!…
Gjergji Qafoku
Më 5 Shtator 1942, milcët dhe karabinierët italianë u larguan nga Mëlova e Çorrovoda pas sulmit të burrave të Skraparit.
Morën pjesë të gjithë: Mestan Ujaniku e Muarrem Trebla, Kahreman Ylli e Gjin Marku, Xhelal Staravecka e Ramiz Aranitasi, Hatem Mollasi e Muharrem Kapllani, Hysen Jaho e Haxhi Çyçka, morën pjesë ata që më vonë, disa do shkonin me lëvizjen antifashistedh e disa me Ballin Kombëtar.
Mosha ime (mbi 60 vjeç) e kujton si përkujtohej 5 Shtatori dikur: niste me çlirimin imagjinar të qytetit, me homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, vazhdonte me konferenca shkencore të historianëve dhe vizita në Muzeun Historik, me ceremoninë zyrtare mitingun tradicional, me koncertet popullore, deri sa përfundonte me festimin fshaçe, togj – togje nën hijen e rrapeve!
Ishte festa më e madhe e kohës për Skraparin të cilën e përshkruan aq bukur dhe aq me detaje edhe Ismail Kadare në një reportazh të shkruar në vitin 1968 dhe të ribotuar këto ditë në “Orakujt e Tomorrit”.
Po sot?
Me përjashtim të vendosjes së kurorave në Varrezat e Dëshmorëve, asgjë tjetër.
Asnjë konferencë përkujtimore.
Muzikë tallava e importuar nga Tirana, Tepelena e gjetkë!
Vetëm skena e fonia kanë kushtuar mbi 10 milionë lekë!
Çdo këngëtar, i paguar rëndë si artistët hollivudianë!
Asnjë këngëtar nga grupi Skraparit, por labçe e tallava!
Me aq lekë sa mori një këngëtar mund të mbahej një muaj ekipi i futbollit, që nuk ka fare ekip futbolli!!
Të pakët ishin ata që shkruajtën për këtë datë:
” Orakujt e Tomorrit”, Shoqata e Durrësit dhe Sarandës, Naim Zoto, Hysen Binjaku, Viktor Bakillari, Asqeri Diko, Enver Cakaj e ndonjë tjetër.
Bashkia harron se art nuk është vetëm tallavaja.
Është tradita, studimi, sporti, libri.
Dy shoqatat e bujshme të Tiranës, njëra që shpërndan çertifikata qoka dhe tjetra me letra në duar nëpër gjykata, nuk lëvizën as gishtin, pa le të organizonin aktivitete përkatëse te komunitete e tyre kudo që janë.
Përjashto Sarandën.
Qershia mbi tortë, e kësaj tollovie ishte dhënia e titullit ” Qytetar Nderi” një njeriu, që, kur pyet se kush është ky, njerëzit ngrehin supet se nuk e njohin as në Tiranë, as në Skrapar e as në Vërzhezhë ku ka origjinën.
Ai kishte shumë e shumë të tjerë përpara, qoftë në lagjen e tij, qoftë edhe në familjen e tij pë të nderuar. Babai i tij ka kontribut shumë herë më të madh se Ai, vëllai i tij është Dëshmor i Atdheut i periudhës së socializmit, me një akt të pashembullt sublim.
Për hir të këtyre, personi në fjalë duhet të ishte treguar pak më modest, të thoshte që “unë nuk dal para tyre”…
Një thirrje kush e ka në dorë:
…në radhë të parë Bashkisë Skrapar;
…pastaj shoqatave, organizmave shtetërore dhe shoqërore, si ato lokale dhe ato qendrore që kanë detyrime dhe pjesë në organizim si Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Kulturës, Prefekti i Qarkut të Beratit, Oganizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Dëshmorëve etj:
Ju lutemi, na ktheni 5 Shtatorin!…