
Kjo foto e freskët është bërë në mëngjesin e sotëm në një nga fshatrat e Bashkisë së Maliqit në Korçë.
Ma dërgoi një miku im besnik dhe i pandarë i Facebook.
Freskia e fotos shikohet edhe nga bari sapombirë nga shirat e këtyre ditëve.
Gruri i kësaj parcele është korrur që më 20 korrik dhe ka ngelur edhe sot e kësaj ditë në arë. “Pret” të zotin, i cili ka shkuar në Greqi për të punuar, për të shfrytëzuar tremuajshin që i lejon pasaporta e lëvizjes së lirë evropiane.
I takon të vijë më 20 tetor për të “shirë grurin” dhe për të “shijuar bukën e re” të korrikut!…
Kësaj populli i thotë “Prish hambarë dhe bëj kanaçe”!
Por, ndoshta ka edhe të drejtë, sepse ky shteti ynë, të detyron të bësh edhe “Të Pabërën”!