
Në mënyrë krejt të papritur dhe të befasishme, është ndarë sot nga jeta Fatos Reiz Bakiasi, me origjinë nga Kapinova e Skraparit, infermier i vjetër, me përvojë, tepër human dhe njerëzor, në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Fatosi lindi në Kapinovë të Skraparit më 1 janar 1962 në një familje historike, shumë të njohur për aktivitetin atdhetar. Ishte stërnip i patriotit të shquar Muço Kapinovë, vrarë pabesisht nga Mbreti Zog në vitin 1926 pas Revolucionit të Nolit.
Fatosi lindi dhe u rrit si produkt i dy prindërve fisnikë dhe të njohur në të gjithë krahinën për cilësitë e larta të morale dhe njerëzore, siç ishin Reiz dhe Lule Bakiasi.
Shkollën fillore dhe 8 – vjeçare i bëri në vendlindje, në Kapinovë. Më pas shkollën e mesme e kreu me rezultate shumë të mira në shkollën mjekësore “Jani Minga” në Vlorë.
Pas mbarimit të shkollës, fillon punë si infermier në fshatin Backë. Pas kësaj ai lëvizi edhe në disa fashatra të tjerë si, në Veleshnje, Vërzhezhë, Çorovodë etj.
Në vitin 1991 transferohet në Tiranë, në Spitalin Ushtarak, ku punoi në pozicione të ndryshme pune për mëse 34 vjet.
Pas një martese dhe bashkëjetese me Meritën, ata krijuan nje çerdhe të bukur familjare nga e cila lindën dhe u rritën dy fëmijë, Lisieni dhe Aldi, të cilët kanë ecur në gurmët e prindërve të tyre dhe gëzojnë respekt kudo ku jetojnë e punojnë.
Fatosi, më shumë se për karrierën profesionale, u kujdes për atë humane, duke mbajtur lidhje të ngushta me kolegët e vetë, mjekë, infermirerë, personel për t’i vënë ata në dispozicion të pacientëve, miqve shë të afërmve të tij.
Me largimin e Fatosit nga kjo jetë, familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë dhe të pazëvendësueshëm;
kolegët, një mik që do t’u mungojë shumë;
klientët e tij të veçantë e të shumtë, faltoren e qetësisë shpirtërore;
skraparllinjtë do të ngelen me një adresë dhe akses më pak në këtë spital.
Paqe e Qetësi Parajse për Ty, Fatos!
Ishe i mirë dhe, besojmë se edhe aty do të zësh një vend të mirë!
“Orakujt e Tomorrit”