Më 16 shtator 1913, çelet në Vërzhezhë shkolla shqipe. Mësues i parë ka qënë Hysni Guri nga Potomi.

 

Shkolla është hapur te shtëpitë e Tafil Pusit, midis lagjes Hysi dhe Metaj, sot nuk ekzistojnë. Abetaren e solli Riza Shahini, me ndihmën në të holla të shoqatës “Bashkimi”, Selanik dhe Dervish Iliazit. Abetare kanë sjellë edhe Habib Qafoku, Gani Ago dhe Selman Qiraxhiu.

 

 

Ndihmuan nga ana financiare, Dervish Iliazi, Habib Qafoku, Riza Shahini, Hamza Cerga, Hajredin Ismaili, Vesel Malo etj.

 

Në Vërzhezhë ka pasur shkollë turke në vitin 1643.

 

 

Ja një dokument i asaj kohe:

 

 

“Administrata turke hapi në Vërzhezhë në vitin 1643, shkollën turke për qëndrën administrative (hyqymet), të krahinës së Skraparit, e cila administrohet nga vilajeti i Vlorës, me disa nga nxënësit:

 

Sali Ago, Maksut Zaloshnja, Adem Hysi, Yzeir Malo, Petref Jaho, Hasan Spahiu,  Hoxha i Slatinjës, Zoi Gjineci, Kasëm Koçi”.

(N. Qato, gazeta “Dielli i Tomorrit”)

 

 

Në vitin 1908 rihapet shkolla turke, në fillim pati stepje për mos rregjistrimin në shkollë. Në atë kohë Baba Abedini i Teqes së Frashërit i dërgon një letër Dervish Iliazit:

 

“Ju duhet të përpiqeni që jo vetem kalamaqtë por edhe burrat të shkojnë në këtë shkollë, se shkolla të hapë sytë, aty duke mësuar gjuhën, jo tënën, do ju shtyhet dëshira për gjuhën tënë dhe do bëhen të vlefçëm e të ndriçëm”  (”Liria e Selanikut”, Collondre 1908).

 

 

Në vitin 1919 regjistrohen për herë të parë dy femra, njëra nga Cergët e tjetra nga Hysët.

 

 

Nga viti 1926 -1930 ka pasur Internat (konvikt), shkollë plotore me 5 klasë.

 

 

Kontribuan në hapjen e tij Ali Hamza Koprëncka, Veiz Xhindi, Pasho Hysi. Ndërtesa e shkollës dhe Intetnatit ishte te ish ndlrtesa e nënprefekturës.

 

 

Personeli përbëhej nga:

 

Isuf  Puka, drejtor, Ali Myftiu, Esat Progri dhe Hetem Piluri mësues.

 

Pasho Hysi financier, Petref Jaho ekonomist, Atif Myftari, kujdestar,kuzhinier ishte Sabriu me të shoqen nga Berati dhe Ali Kapllani nga Vërzhezha.

 

 

Nga vitin 1913 e deri me fillimin e Luftës së Dytë Botërore shkolla ka qënë e hapur. U çel përsëri në vitin 1940 me mësues Izet Hysin.

 

Në vitin 1945 kishte – klasë, 50 nxënës, nga këta 15 femra.

 

1958-1959 u hap shkolla 7- vjeçare, 29 nxënës, 12 femra.

 

1968-1969 hapet 8- vjeçarja, 174 nxënës, 72- femra.

 

Në vitin 1971- 1972, hapet shkolla e mesme bujqësore pa shkëputje nga puna ku regjistrohen: 42 nxënës, 19 femra, drejtor Zenel Hysi.

 

Në vitin 1984-1985 hapet shkolla e mesme bujqësore me shkëputje nga puna deri në vitin 1994.

 

Në vitin 1975-1976 ka pasur numrin më të madh të nxënësëve, 230 meshkuj dhe 94 femra.

 

 

Shkolla e Vërzhezhës e ka ndërruar tre herë emrin:

 

Me dekretin nr 14, dt 11 gusht 1937 mer emrin shkolla ” Dervish Iliazi”.

 

Mbas çlirimit për arsye se Mehmet Shehi kishte kryer Internatin, shkolla mori emrin e tij.

 

Në vitin 1982, mbas vetvrasjes së Mehnet Shehut, merr emrin “Riza Shahini”.

 

 

Në vitin 2022, mbyllet.

 

Dikur vinte mësuesi te nxënësit, sot nxënësit e Vërzhezhës me furgon venë e mësojnë më Çorovodë.

 

Me mbylljen e shkollës, harrohet dhe historia, përpjekja dhe mundi i qindra arsimtarëve, nga Vërzhezha dhe jo nga Vërzhezha, që aty lanë rininë, thurën ëndra, një pjesë krijuan dhe familje.

 

 

Krenarë dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit!

 

 

Marrë me shkurtime nga “Enciklopedia e Vërzhezhës”, e autorit Gjergj Qafoku