Dita e parë e Vjeshtës Astronomike është sot, më 22 shtator, sepse është ekuinoksi i vjeshtës, ku dita është e barabartë me natën…

 

 

…Ndërsa Vjeshta Kalendarike ka ardhur tri javë më parë me prodhimet karakteristike të kësaj stine dhe shkollën e fëmijëve

 

 

Sot nata dhe dita do të kenë të njëjtën kohëzgjatje duke lajmëruar zyrtarisht ardhjen e vjeshtës në hemisferën veriore dhe pranverën në hemisferën jugore.

 

 

Në ekuator, dielli do të ngrihet pingul në mesditë. Ekuinokset ndodhin kur polet e veriut dhe jugut ndriçohen njëkohësisht nga ylli ynë.