“Si u bëra ‘tapë’ nga kënaqësia dhe atmosfera që më krijuan baballarët e teqesë…”
Kujtoj me kënaqësi një banket të shkëlqyer që kam ndjekur në një teqe bektashiane në Teqen e Tepelenës në Shqipëri. Baballarët Bektashianë që ma shtruan besonin në darkat e zgjatura. Ajo filloi në orën një mbasdite dhe mbaroi rreth orës tetë të mbrëmjes.
Dy orët e para ia kushtuam lloj-lloj mezesh e aperitivesh të cilat i shoqëronim me raki të bardhë Përmeti. Mbas tre orëve të para, unë mendova se darka mbaroi.
U ngrita për t’i thënë lamtumirë mikpritësve të mij. Babai i Teqes i habitur më tha se sapo kishim filluar të hanim dhe tani vinte supa! U ula përsëri dhe numërova 10 ose 12 enë njëra pas tjetrës.
Të gjitha gjellët ishin aq të shkëlqyera, sa kur mbaroi banketi nuk ndejta dot pa e puthur guzhinierin në të dyja faqet.
T’ju them të vërtetën këmbët më dridheshin pak dhe koka më vinte ca vërdallë dhe e pata të vështirë t’i hipja kalit e të qëndroja mbi shalë.
Fan S. Noli
