I vetëm, por jo i vetmuar!
Këto ditë të fundit të Nëntorit, muajit që shqiptarët e kanë të veçantë dhe e quajnë historik, sepse i lidh me një ndjenjë jetike dhe fisnike, siç është patriotizmi dhe atdhetarizmi, u ndodha jashtë Shqipërisë.
Ndërkohë këto ditë ftesa më kanë ardhur nga dy degë të shoqatës “Tomorri,” dega e Durrësit, ku unë jam Anëtar Nderi dhe dega e Sarandës, për të marrë pjesë në veprimtaritë e tyre.
Në radhë të pare, u jam shumë mirënjohës dhe falenderoj, por ajo që më ka më ka prekur është ftesa e tyre, ku shkruajnë:
Ju ftojmë si “zëdhënës” i “Orakujve të Tomorrit”, sepse Orakujt e Tomorrit janë lashtësi, janë Dielli dhe Zëri i Perëndive, janë Oshëtimë malesh, kanionesh e luginash. Janë Oshëtimë e krismave, historisë, patriotizmit, traditave dhe fisnikërisë, rreth Tomorrit plak. Janë raki e këngë, trimëri e besë…
Shëndet e suksese, o njeriu i penës, miku im hershëm, Zylyftar Hoxha!
Udhëtim të mbarë në Orakujt e Tomorrit plak e të bekuar!
Për Shoqata Tomorri Durrës dhe Sarandë
Hajri Nuhu dhe Luftar Hasanllari
Nuk ka si mund të prekesh nga një njoftim i tillë. I falenderoj nga zemra për vlerësimin!
Paça shëndet dhe energji krijuese për t’ua shpërblyer!
Moderatori i “Orakujve…”
Zylyftar Hoxha
