Është rast unikal ai i Zaloshnjes, që, megjithëse me diferenca klasore, pasurore, kulturore etj., kur ka ardhur puna për interesa të mëdha, siç ishte ai për liri e pavarësi, të pasur dhe të varfër janë bërë bashkë për të përballuar armikun.

 

Ata kanë harruar dhe hedhur poshtë konfliktet dhe grindjet e përditshme mes njëri-tjetrit dhe sidomos mes bejlerëve dhe fshatit, dhe ashtu grusht, kanë hedhur pushkën në sup dhe kanë organizuar çetat e para të viteve 1906-1912.

 

 

Siç u pa edhe më sipër, familja e madhe e bejlerëve të Zaloshnjes, Dostët, u vunë në krye të masave popullore, jo vetëm të fshatit, por edhe të krahinës dhe sot zënë një vend nderi edhe në historinë e Shqipërisë, si figura luftëtarësh kombëtarë. Për këta bij, patriotë të mëdhenj, Zaloshnja duhet me të vërtetë të mburret dhe të krenohet.

 

Duke marrë edhe mendimin e bashkëpunëtorëve dhe masës së gjerë në Zaloshnje, kemi vendosur  që në këtë historik t’u japim atyre një vend të merituar, siç u takon, siç e kanë hapur vetë me gjakun dhe djersën e tyre. Për ne Dostët për Zaloshnjen kanë qenë pasuri dhe vlerë për atë që kanë bërë në dobi të çështjes kombëtare.

 

Duke marrë edhe mendimin e bashkëpunëtorëve dhe njerëzve në Zaloshnje, kemi vendosur që në këtë historik t’u japim atyre një vend të merituar, vend të cilin ata e kanë hapur vetë me gjak dhe djersë. Dostët kanë qenë për Zaloshnjen një pasuri dhe vlerë, për atë që ata kanë bërë në dobi të çështjes kombëtare.

 

Siç është thënë edhe më lartë ata janë me origjinë nga Grëmshi dhe kanë ardhur në Zaloshnjë kur u shthur sistemi osman i spahinjve. Spahinjtë e grumbulluar në Gramsh u bënë me irate nga sulltani dhe u shpërndanë nëpër pronat që muarën. Në fillim ata jan ngulitur në Ujanik. Nuk kanë jetuar shumë në ktë fshat dhe pastaj kanë ardhur në Zaloshnje duke blerë toka dhe troje.

 

Sipas të thënave, i pari i Dostëve ka qenë Ali dhe Çarçiko Dosti, të cilët patën katër djem: Beqirin, Sadushin dhe Durkën. Vetëm Beqiri dhe Veiu krijuan familje dhe lanë pasardhës.

 

Beqiri, një djalë trim dhe i zgjuar, ka me ekspeditat ushtarake të perandorisë osmane, ku ka bërë emër dhe ka fituar grada, që iu njohën kur erdhi në Zaloshnje. Ai në këtë rast forcoi edhe më tej titullin bej, por vuri edhe pasuri me blerjet e tokave bujqësore, pyjeve, kullotave dhe burimeve ujore.

 

Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të statusi ekonomik dhe shoqëror  dhe shoqëror u përmirësua shumë. Bashkë me të vëllanë, Veliun, bënë katër palë shtëpi për dhjemtë e Veliut. Në këtë kohë në emër të të atit, Aliut, ata blejnë toka bukqësore në Verbas të Fierit. Këto prona ata i blenë nga bejlerët e Mollasit të Dumresë.

 

Beqiri, “veqili” i shëpisë, që financonte dhe shtonte pasurinë,  kishte dy djem: Asllanin dhe Muhametin. Asllani të shoqen, Hafifen, e kishte marrë te bejlerët e Luarit në Berat. Me të ai pati tre djem dhe dy vajza. Servetin, Karafilin dhe Beqirin.

 

Serveti në vitin 1921 martohet me Safeten, motrën e Teki Selenicës, që kishte studiuar për administrim në Stamboll dhe banonte në Korçë. Teki Selenica pas Kongresit të Lushnjes dhe në mbretërin e Zogut, ponoi në administatën e latë të shtetit.

 

Botoi dy libra akademikë “Shqipëria në vitin 1923” dhe “Shqipëria në vitin 1927”, të cilat janë bazë për studiuesit e sotëm të administratës shtetrore, por edhe për demografët.

 

Serveti lindi dy djem, Uranin dhe Bardhylin, të cilët i la jetim në moshën 6 vjeç dhe 1 vjeç. Urani ra dëshmor më 28 gusht 1944 në çlirimin e Fierit. Bardhyli u rrit, u shkollua në Tiranë dhe banon atje.

Muhamet Dosti, djali i madh i Beqirit, pati dy djem, Mahmudin dhe Alushin. Mahmudi, dihet, bashkë më Serveti formuan çetat e para në Skrapar kundër sundimit osman dhe më pas kundër pushtuesve të huaj gjatë Luftës së Parë Botërore. Ndërsa Alushi ishte luftëtar i çetës së Servetit dhe të të atit, Mahmudit. Ai pati dy djem dhe një vajzë, Gramozin, Muhametin dhe Shanien. Te dy djemtë ishin pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

 

Mahmud Dosti kishte djalë, Hysen Zaloshnjen, veprimtar i shquar në disa periudha historike. Ndërsa vetë Hyseni kishte tre djem dhe një vajzë, Qemalin, Përparimin dhe Shkëlqimin, ndërsa vajza quhej Tefta. Që të katër pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

 

Hasan Veli Dosti, i biri i Aliut, ka qenë pjesëtar i çetës së Servet Zaloshnjes. Kishte dy djem, Sytiun dhe Avdylin, pjesëmarrës në formacionet partizane të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe me detyra të rëndësishme shtetërore pas Çlirimit. Shtëpia e tij në Zaloshnje ka qenë bazë e rëndësishme e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

 

Neim Veli Dosti ka patur katër djem: Sakolli, Jaçja Islami, Musai. Nga djemtë, Sakolli ka qenë luftëtar me çetën e Servet Zaloshnjes. Jaçja ka patur tre djem: Tomorrin, Mithatin dhe Xhevitin. Mithati ka provuar kampet naziste të përqendrimit. Është kthyer në Shqipëri atëhere kur nuk pritej.

 

Shtëpia e tyre në Zaloshnje ka qenë bazë e rëndësishme e Luftës Antifashite Nacionalçlirimtare. Xheviti ka qenë liceist aktiv gjatë Luftës Antifashiste Nacinalçlirimtare dhe ka mbajur detyra të rëndësishme shtetërore në Qarkun e Beratit pas çlirimit.

 

Rexhep Veli Dosti pati dy djem, Veliun dhe Xhaferrin. Shtëpia e tij në Verbas të Fierit ishte bazë  e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Dy djemtë e Veliut, Veriu dhe Petriti ishin aktivistë të Luftës Nacionalçlirimtare që në fillimet e saj, në vitet 1941-1942.

 

 

Veriu ishte komandant i njësitit partizan të Patosit dhe më pas në Tomorricë. Ra heroikisht si dëshmor i atdheut në lufttën kundër bandave të Isa Toskës më 4-5 shtator 1943. Petriti, vëllai tjetër ishte komisar kompanie dhe më pas batalioni në Brigadën e 7-të Sulmuese partizane. Pas çlirimit ishte oficer madhor i ushtrisë shqiptare.

 

Qazim Kahreman Dosti kishte katër djem: Moisiu, Agroni, Skënderi dhe Kahremani. Shtëpia e Qazim Dostit (Zaloshnjes) ishte bazë e rëndësishme e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Moisiu ka qenë drejtues aktiv i Rinisë në Tomorricë dhe partizan me armë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ka qenë shkrimtar, publicist, redaktor i shumë librave artistikë.

 

Të gjithë Dostët e Zaloshnjes mbajnë mbiemrin Zaloshnja në shenjë respekti për fshatine tyre.

 

 

Shënim

 Ky material është nxjerrë nga libri “Neki Sula, dy libra në një”, me autor Zylyftar Hoxha