Adriatik Memës, kryetarit të Bashkisë Skrapar;
Sajmir Begos; kryetarit të Njësisë Administrative Çepan;
Granit Muçajt, administratorit dhe moderatorëve të Grupit Facebook “Prishtallinjtë në botë”;
Gjithë prishtallinjve kudo që ndodhen…
Ju kujtojmë se viti 2026 është viti jubilar i 100-vjetorit të shkollës fillore Prishtë. Është ngjarja më madhore arsimore për Prishtën.
Ndaj, që të mos kalojë në heshtje dhe të vlerësohet, të kujtohet dhe nderohet ashtu siç i takon, sepse janë një shekull përpjekje të vazhdueshme për dije, dritë e dituri, për të larguar errësirën e analfabetizmit.
Këto përpjekeje kanë filluar shumë kohë më parë, se disa fshatra kishin hapur shkollat fillore vite më parë. Më 1911 shumë Prishtallinj kishin marrë pjesë Kuvendin e Frashërit.
Prej andej Abedin Lushka, solli abetaren e parë.
Ajo kalonte dorë më dorë dhe disa Prishtallinjë filluan të mësonin në mënyrë audidakte gjuhën e nënës. Mjetet që përdornin për të mësuar ishin rrethanore, një copë laps marngozi ose një thëngjill i shuar. Në mungesë të letrës, përdorej druri i panjës.
E gdhëndrin, shkruanin shkronjat, e gdhëndin prapë e shkruanin shkronjat, rrokje, pastaj fjalë fjali të shkurtra.
Kështu vepronin me pllakat e gurit, shkruaj e fshi!
Kështu mësoi Sulo Sheroku e Mersin Berhami. Me atë mësim autodidact ata punuan më pas në administratën e ushrisë dhe të ekonomisë kooperativiste.
Prishtallinjtë me kontributin e tyre shtuan tre faqe mur, pas një Dyqanit të tregtisë (posht teqeve të vjetra, që i kishte djegur greku në 1914-ën, 12 vjet para se të hapej shhkolla e parë e Prishtës.
Duke sajuar një klasë mësimi me mjete të punuara vetë, duke siguruar kushtet minimale për të zhvilluar mësim. Mësuesi i parë që erdhi ishte Sami Hafuz Mezhgorani.
Më 1 prill 1926 hyjnë në klasë mësuesi me 15 nxënësit, e parë nga Prishta, Rehovica dhe Dorësi dhe shkolla filloi funksinimin rregullisht.
Nxënësit e parë, që filluan mësimin ishin: Adil Bekteshi, Talat Tusha, Xhafer Lushka. Sabri Idërshai (Rehovicë), Çerçiz Idërshai (Rehovicë), Asllan Yaimi (Rehovicë), Avdulla Fusha (Dorës), Novruz Çuka (Dorës), Xhake Demiri, Ramo Duro, Gani Ciro, Arif Hajdari, Mehmet Dervishi ,Haki Jupllari, Bedri Lushka etj.
Mësuesi Sami Hafuz Mezhgorani qëndroi vetëm një vit dhe u largua se kishte mosmarrveshje me Baba Kamberin e Teqesë Prishtës.
Vitin tjeter e vjen mësuesi Ali Hotova.
Në fund vitit të dytë shkolla mbyllet nga qeveria për mungesë fondesh.
Ky ishte fillimi.
Më pas shkolla e Prishtës ka një histori të gjatë, të vështirë, por edhe të bukur, impresionuese, sa vjen deri më sot, në vitin 2026, në brezin e 100-të të nxënësve dhe mësuesve me përfaqësues mësuesin Arben Turhani.
———
Marrë nga muri i Facebook i Ismail Sherokut, Durrës (#Orakujt...)
