Sipas:

Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid

 

Metni Bir Ciris Ile Nesreden nga

Halil Inalcik

 

botim në Ankara viti 1988. Rregjistrim i vitit 1431, dhe rinovuar 1455

 

 

 

216 – Timari i subashit të Iskaraparit, në zotërim të Jusufit( faqe 94a, 94 b, 95a)

 

 

Në gjëndjen aktuale, posti i subashit (zyrtar administrative – ushtarak), i është dhënë Ali Beut, vëllait të Jusufit, në Vërrij( Vërzhezhë).

 

Fshatrat e përmëndura më poshtë janë të lidhura me këtë timar.

 

Ky rregjistrim është rinovuar në v 859 Hixhri (1454-1455), në Edirne.

 

 

Fshatrat e regjistruara:

 

Vërrijë- Vërzhezhë –  44shtëpi, (hane), 3352 të ardhura.

 

Manastiri Aya Dhimitri – kopsht, pjesë e veçantë 1, shtëpi  17, të veja (bive)1, të ardhura 1444.

 

Andrashovë- Vëndreshë, 20 shtëpi, 2000 të ardhura.

 

Kurtiq – Kurtëz  – 13 shtëpi, 1185 të ardhura.

 

Molis- Mollas –  7 shtëpi, 485 të ardhura.

 

Radishë – Radësh – kopsht 1, shtëpi 32, të ardhura 2654.

Vishastë – Vëseshtë – kopsht 1, shtëpi 13, të veja 2, të ardhura 1372.

Ky fshatë është ndarë në katër pjesë dhe i është dhënë bashkarisht Andriyasë dhe Bahadirit me pëlqimin e subashit.

 

Vlushë – Vlushë  –  20 shtëpi, 1593 të ardhura.

 

Tribohovë – Turbohovë –  kopsht 1, shtëpi  11, të ardhura 816.

 

Kapinovë – Kapinovë  – shtëpi 23, të veja 1, të ardhura 1830.

 

Ishkift – Qafë  – shtëpi 10, të veja 1, të ardhura 772.

 

Çepaj – Çepan – shtëpi  44, të veja 2, të ardhura 3594,

Ky fshat (Çepan), i është bashkëngjitur (zaptuar) nga një shqiptar me emrin Ishak Bej Kozma, më pas u përjashtua dhe ju dha dekret (berat), në fund të muajit Safer,  viti 840 H (1436-1437) në Edrine.

 

Zabërxhan – Zabërzan – shtëpu 17, të ardhura 1610.

 

Peskopije – shtëpi 6,  të ardhura 484.

 

Duljan – nuk figuron në defterin bazë, shtëpi 8, të ardhura 986.

 

Kuçovë – nuk figuron në defterin bazë, në kohën e Sulltanit të ndjerë ishte vendosur Ilyasi, shtëpi 29, të veja 2, të ardhura 1500.

 

Ishtepaz (?) – nuk figuron në defterin bazë, por edhe më parë subashët kanë vendosur njerëz:

shtëpi 20, të veja 2, të ardhura 1350.

 

Selyan – Selan – nuk figuron në defteri bazë, ishte i rrënuar, shtëpi të rindërtuara 18, të veja 2, të ardhura 1700.

 

Doruzë- Dhores – nuk figuron në defterin bazë, nën varësinë e dizdarit Karaca: shtëpi 3, të veja 1, të ardhura 225.

Aktualisht ky fshat, me pëlqimin e subashit i është dhënë Mustafajt, birit të dizdarit, me regjistrim në fund të muajit Muharrem, viti 1454 në Edirne.

 

 

Për shkak se banorët i Iskaraparit kanë treguar besnikëri në shërbim të fortesës, Sulltani ka urdhëruar që ata, si myslimanë ashtu edhe jomysliman, të përjashtohen nga disa detyrime, por gjthësesi të vazhdojnë në shërbim të fortesës, si kompesim u janë dhënë këto fshatra të përmëndura:

 

 

Fshatra në varësi të Tomoricës:

 

Kollkovicë  – nën administrimin e Bejçes: 18- shtëpi, të veja 1, të ardhura 1200.

 

Milovë – Mëlovë – shtëpi 23, të veja 1, të ardhura 1484.

 

Filokë – Floqë – i përket nahijes Tomoricë, 9- shtëpi, 1- beqar,të ardhura 394.

 

 

Kisha e Shën Kollit (Aya Nikolla) – aktualisht në gjëndjen që ka qënë më pare (të përmendur si pronë e vjetër), përmbledhje:

23 – parcela( kura), 1 livadh, 404 shtëpi, 22 beqarë, 33644 të ardhura. Të gjitha këto i kalojnë Ali Beut.

 

 

—————-

 

  1. Defter – regjistër zyrtar osman ku shënoheshin fshatrat, popullsia, detyrimet fiskale, pronat dhe zotëruesit e timareve.

 

  1. Timar – tokë ose të ardhura nga fshatra që Sulltani ia jepte një zyrtari / ushtaraku në këmbim të shërbimit: nuk ishte pronë private, jepeshin të ardhura jo toka vetë.

 

 

Ky dokument është marrë nga faqja e Facebook-ut të Gjergj  Qafokut dhe botohet në “Orakujt e Tomorrit” me pëlqimin e tij (#Orakujt…)