Gazmend Shatro, lindur më 01. 08. 1975 në fshatin Leskovë, Skrapar, emigrant i hershëm prej 20 vjetësh në Athinë, tashmë me punë dhe banim në Tiranë, ka kryer shkollën e mesme bujqësore të Zhepës.
Veç një punëtor i palodhur dhe një familjar i rregullt, ai ka një pasion tjetër të pandarë dhe të veçantë prej vitesh, letërsinë, sidomos poezinë.
Si mik dhe bashkëpunëtor i hershëm i “Orakujve të Tomorrit”, po i botojmë me këtë rast një tufë poezish të marra nga muri i tij i Facebook:
Guri i strallit
Mu kujtua dhe sot,
një gurë strall i vjetër:
bashkē s’u ndaën dot,
me eshkēn e vjetër …
Kur lëshonin shkëndi,
sa shumë dashuruar:
sytë lëshonin magji ,
stralli s’duhej lëshuar …
Zjarrin mbanin ngrehur,
me të parën trokitje:
shpuza zemrēn mprehur,
të ngrohte e s’tē digjte…
Mbi strallin e gurit,
dhe eshkën e drurit:
sot fjalēn e burrit,
si mokra rreth grurit …
Mu kujtua stralli,
E fëmijërisë çudi:
U ndez një shkëndijë malli
dhe shpuzë bërē hi!…
S’u puqën!…
S’u puqën dot malet,
që nga juga e në veri:
po flladi nuk u ndalet,
ndrijnë thesare e flori.
S’u puqën dot njerëzit,
S’u puqēn posi – posi:
ka hyrë krimbi i dreqit,
bluan eshtrat i bën hi…
S’u puqën dot as detet,
su puqēn se s’janë hekur:
dashuron me vite shekuj,
akoma gjallë deti vdekur.
S’u puqën dot as toka e qielli,
dashuri me shikim tē parë:
sado të japë dritē dhe dielli,
hēna do mbetet prap “e vrarë”.
S’u puqëm dot as unë, as ti,
larg shumē, kjo dashuri:
nuk puqet as e verdha flori,
çfarë të puqet? – as më thua njeri!…
Poeti
Mos e dashuro poetin,
kurrē s’do jetë i qetë:
është si kripa me detin,
bēn palë fletën mbi fletë…
Mos bjerë në dashuri,
do të shajnē një të lajthitur:
nuk njeh lumenj e stuhi,
kur çarkun vetë ka ngritur …
Mos e duaj kurrē poetin,
se gjuhēn s’ia gjen dot:
ndoshta s’ja shijon lezetin:
kur qesh, gënjen, derdh lot!…
Pa titull
Më mirë veshin shurdh,
më mirë e një sy qorr:
se ç’farë do mbjell nata,
me drapër dita do të korrë!
***
Kur njē i turpëruar,
nuk derdh kurrë lot:
detit dallgë tërbuar,
mbytet se s’di as not …
***
Kur njē njeri i lig,
s’nxihet nē surrat:
përroin e ka frikë,
e di që nuk ka fat …
***
Mirëmëngjes, i thashë,
të frymuarit njeri:
sa re të zeza më solli,
nga i bardhē u bë i zi!
***
U bë kohë e gjatë,
u rralluan lisat:
u vesh gëzofi i tharët,
u mbush pylli me drizat!
***
Ky çarku i jetës,
më dhëmb gjithandej:
ngado një farë e zezë,
idiotë e budallenj!
