Klevis Myrtezai, 30 vjeç, me origjinë nga Skrapari, në janar të këtij viti ka pësuar një  aksident të rëndë pune në Prishtinë.

 

 

I riu, i rritur pa praninë e nënës dhe mes vështirësive ekonomike, si pasojë e rënies së vinçit të punës, ka pësuar thyerje të brinjëve, çarje të mushkërisë dhe dëmtim serioz të shtyllës kurrizore.

 

 

 

Klevisi sot ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, i paaftë për të lëvizur dhe për t’u kujdesur për veten.

 

 

Gjendja e tij kërkon ndërhyrje të tjera kirurgjikale, trajtime të specializuara dhe terapi të vazhdueshme, të cilat kanë kosto të larta financiare.

 

 

Sot ai përballet me paralizim dhe nuk mund të kujdeset më për veten.  Situata bwhet edhe mw e rwndw, pasi ai ka ende nevojë për ndërhyrje të tjera kirurgjikale, shërbime të veçanta dhe trajtime të vazhdueshme që janë të detyrueshme.

 

 

Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve për këtë moment të vështirë, duke kontribuar sipas mundësive për t’i lehtësuar barrën financiare dhe për t’i dhënë një shpresë për rikuperim.

 

 

*Linku i GoFundMe: https://gofund.me/f5f3dec4d