13 Shtator: Ditëçlirimi i Beratit
Marela Guga
Doktore në shkencat historike
Sot mbushen 78 vjet kur Beratit zgjohet i çliruar nga okupatori me të cilin luftoi për mëse 5 vjet. Kjo luftë i shkaktoi qindra të vrarë dhe të plagosur popullit luftëtar të Beratit, ndaj sot duhet të nderojmë sakrificat dhe kontributin e të gjithë djemve dhe vajzave që morën pjesë në luftën antifashiste nacional-çlirimitare!
Mbështetur në raportin e inspektorisë së arsimit të qarkut Berat, po ju sjellim të dhëna nga një dokument ku citohen mësuesit dhe nxënësit që ranë dëshmorë, dëme të personelit mësimor (banesa) dhe ata që u internuan gjatë vitit 1944. (AQSH, f.295 (Ministria e Arsimit), d.274, dt.31.5.1944)
Mësues e studentë shkollash të vrarë
Kristaq Capo- mësues arrestuar më 28 qershor prej Milicisë Fashiste dhe ekzekutuar në Tepelenë.
Andrea Vrusho-student, arrestuar më 28 qershor prej Milicisë Fashiste dhe ekzekutuar në Tepelenë.
Kostandin Leka- vrarë në katundin Bilçë prej Milicisë Fashiste më 21 qershor.
Kristaq dhe Margarita Tutulani-studentë, arrestuar prej Milicisë Fashite dhe ekzekutuar në 4 korrik 1943.
Sherafedin Janina-bir i doktor Samiut në Lushnje, vrarë më 31 gusht prej milicisë, afër urës së Shkumbinit.
Ibraim Janina-bir i doktor Samiut në Lushnje, vrarë më 31 gusht prej milicisë, afër urës së Shkumbinit.
Dëmet në banesa të personelit mësimor dhe shërbyes
Shtëpi vlera në fr.shqip Orendi shtëpiake, veshmbathje etj.
Haxhi Mehmeti djegur 50000 të djegura krejt 30000
Vaid Karafera djegur 60000 të djegura krejt 20000
Sabri Shefiti djegur 25000 të djegura krejt 10000
Arif Brushka djegur 35000 të djegura krejt 15000
Mësues të internuar
Kace, Xinxo – internuar në 4 Nëntor 1940 n’Itali dhe është liruar më 20 maj 1941. I ishte djegur shtëpia në Përmet me gjithë orenditë shtëpiake dhe veshmbathje, të cilat kapnin vlerën 75000 fr.Shq.
Fani Mile – internuar më 14 Nëntor 1940 n’Itali dhe është liruar më 20 Maj 1941.
Në Betejën për çlirimin e Beratit më 13 shtator 1944, u angazhuan partizanë të brigadës VII sulumese dhe batalione partizane që vepronin në qarkun e Beratit. Ato u vendosën në pikat dominante të qytetit si kodrën e Shën Thanasit, Kala, Goricë, Vakëf, Uznovë dhe lagjen “Murat Çelebi”.
Në këtë betejë mbetën dëshmorë 23 të rinj antifashistë dhe u plagosën 30 të tjerë. I përjetshëm kujtimi i tyre!
Bilanc luftarak
Nga viti 1943-1945 morën pjesë në luftë rreth 1696 partizanë, mosha mesatare e tyre ishte 26 vjeç.
Gjithsej nga Berati dhanë jetën Luftën Antifashiste Nacional çlirimitare rreth 212 – 225 dëshmorë.