“Flokët e bardha” dhe “ditët e bardha” të Baki Çelës

“Flokët e bardha” dhe “ditët e bardha” të Baki Çelës

 

 

Aty nga vitet ‘80’ të shekullit të kaluar, kur lëvizjet nga fshati, për në qytet pothuajse ishin ndaluar rreptësisht, në Çorovodë u shfaq një burrë, që, më shumë se vitet, e tregonin të moshuar flokët e zbardhur para kohe.

 

 

Një mëngjes ai hyri në zyrat e Këshillit Popullor të Qytetit dhe doli vonë mbasdite.

 

Menjëherë, siç ndodh në qytetet e vegjël, u mor vesh që ky ishte Baki Çela nga Zaloshnja, i cili kishte filluar punë në administratën e Këshillit Popullor të qytetit, në Gjendjen Civile.

 

 

Natyrisht u hodh dyshimi, ç’deshi një njeri nga fshati, kur Çorovoda kishte plot kuadro të tjerë të nivelit të tij!?…

 

 

Atëhere nuk ishte si tani. “Miku” e kishte të vështirë të merrte një guxim të tillë, të sillte në qytet!…

 

 

Po çfarë atëhere?

 

 

Shpejt doli i vërteta: Transferimi i tij, ishte thjesht dhe vetëm vlerësim.

 

Kishte luftuar mirë, kishte punuar mirë. Gjithë jetën korrekt dhe i drejtë.

 

,

Kishin qenë kolegët e tij që kishin propozuar transferimin, si një “fletë kampi”të shikonte “disa ditë të bardha”, siç thotë populli.

 

 

Natyrisht, bëri me një herë pasaportizimin, mori shtëpi. Dhe pas pak vitesh doli në pension.

 

 

Po kush ishte Baki Çela?

 

 

 

Më 23 qershor 1942 merr pjesë në Aktivin e Rinisë Antifashiste Shqiptare që u organizua në shtëpinë e Servet Zaloshnjes, në Zaloshnje.

 

 

Më 14 korrik 1941 rreshtohet partizan i çetës territoriale të fshatit, me komandant Sako Shimin dhe komisar Neki Sulën.

 

 

Në korrik të vitit 1944 inkuadrohet në Batalionin e Rinisë të Qarkut të Beratit dhe më pas në Brigadën e 10 ‘të Sulmuese.

 

Në vitet pas çlirimit ai punoi mësues në Barç, Mëlovë, Zaloshnje dhe Gjerbës. Për disa vite punoi si kryetar i kooperativës bujqësore të Mëlovës.

 

 

Rikthehet mësues në Zaloshnje, kryetar i këshillit bashkuar Gjerbës  dhe siç tham më sipër e mbyll kontributin e tij si ofiqar i Gjendjes Civile, Çorovodë.

 

 

Ka vite që është ndarë nga jeta, por që kujtohet me respekt e nostalgji nga të gjithë ata që e kanë njohur, si dhe nga miqtë dhe shokët e tij të shumtë.

#”Orakujt…” #Z. H.