Majat e panjohura të maleve të Skraparit

Majat e panjohura të maleve të Skraparit

 

 

Mali i Zaloshnjës dhe Maja e Ramies përmendet si një nga majat e larta të vargmalit Tomorr–Kulmak–Miçan. Sipas të dhënave gjeografike të publikuara, lartësia e saj është rreth 2172 metra mbi nivelin e detit. Kjo e vendos thuajse në të njëjtin nivel me majën e Kulmakut, e cila shënohet rreth 2173 metra.

Quhet mali i Zaloshnjes sepse poshtë shkëmbinjve të thepisur të tij shtrihet fshati Zaloshnje me kreshta shkëmbore, pyje me ah, arra e lajthi dhe kullotat malore.

 

 

Në këtë masiv dallohen tri maja të larta: Kulmaku – rreth 2173 m. Ramia – rreth 2172 m Dobrusha rreth 2161 m.

Këto lartësi tregojnë se kemi të bëjmë me një zonë të rëndësishme malore të Skraparit. Përveç vlerave të kullotave e larta dhe terreni karstik, ato ofrojnë peizazhe fantastikë natyrore si dhe mundesi për zhvillimin e turizmit të aventurës.

 

 

Përmenden rrugë të vjetra kalimi, si Shkallëza, Çuka e Djepes, Gjurma e Kalit dhe Ahet e Grykës, që lidhnin fshatrat rrëzë tyre me lartësitë malore.

 

 

I gjithë ky vargmal, me lugina dhe shkembinj thikë dhe shpella, është krejt i panjohur, një befasi natyrore për atë që shkon për herë të parë.

 

#Admin#”Orakujt e Tomorrit”