
20 – 25 gusht, kërkohet mirëkuptim qytetar për lëvizjet gjatë peligrinazhit të përvitshëm në Malin e Tomorrit
Tri ditë para fillimit të pelegrinazhit të përvitshëm në Mali in e Tomorrit, Drejtoria e Policisë Vendore të Qarkut të Beratit ka nxjerrë lajmërim për qytetarët për mënyrën e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve për datat 20 deri më 25 gusht, që janë edhe ditët cereremoniale.
Shkresa i është dërguar për veprim edhe Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë.
Spas policisë, gjatë datave 20 deri më 25 gusht do të ketë lëvizje të orientuar të mjeteve sipas një plani masash të ndërmarra nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Kështu, itinerari i lëvizjes për automjetet do të jetë si më poshtë:
- Intenerari i ngjitjes së mjeteve do të jetë aksi Prokucë-Kapinovë-Novaj si dhe segmenti dytësor Bogovë -Novaj-Kulmak si dhe Gjerbës-Ujanik -Kulmak.
- Zbritja e mjeteve do të bëhet nga fshati Nishovë në drejtim të Pronovikut për shkak të pjerrësisë së rrugës dhe fluksit të mjeteve.
- Ndalohet qarkullimi i mjeteve mbi 3.5 tonë në aksin nacional Berat-Poliçan-Skrapar si dhe në drejtim të Malit të Tomorrit, vajtje-ardhje me qëllim lënien e lirë për lëvizjen e automjeteve të tjera.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj qytetar!
Drejtoria e Policisë Vendore të Qarkut të Beratit
17. 08. 2025