Mestan Ali Liço nga Qeshibesi, i pari që futi në vitet ’30 të shekullit të kaluar lojën e bilardos në Lushnje

Mestan Ali Liço nga Qeshibesi, i pari që futi në vitet ’30 të shekullit të kaluar lojën e bilardos në Lushnje

Lindi në fshatin Qeshibes, në vitin 1906 dhe jetoi aty deri në moshën 30 vjeçare. Në vitin 1936 largohet nga vendlindja dhe vendoset në Qerret të Lushnjes. Kishte toka te blera edhe në Belsh të Elbasanit, ku merrej me prodhimin dhe më pas shitjen e duhanit.

 

Mestan Liço, veç si njeri shumë i zoti në punë dhe në biznes, njihet edhe si pari që solli në Qerret dhe më pas edhe në Lushnje lojën e bilardos.

 

 

Mestani ishte martuar me Fadile, të bijën e Tefik Muços nga Gjergjova e Skraparit. Nga martesa e tyre lindën tre fëmijë: djali i madh, Përparimi, në vitin 1934, në Qeshibes; vajza, Jeta dhe djali i tjetër, Isufi kanë lindur pas largimit nga Qeshibesi në Qerret, përkatësisht ne vitin 1937 dhe 1940.

 

Përparimi ka qënë oficer në Elbasan ka ndërruar jetë në vitin 1983. Jeta banon në Levan të Fierit është 86 vjeçe dhe Isufi banon në Divjakë, 83 vjeç.

 

Pas vdekjes së tij, vëllezërit vazhduan tregtinë e lënë nga Mestani, mbajtën dhe fëmijët e tij. Me formimin e kooperativave, familja Liço nuk pranoi të bashkohej, rezistuan pak vite, dhe në vitin 1961 largohen përfundimisht në Divjakë të Lushnjës, ku një pjesë e tyre banojnë edhe sot.

 

Isufi na tregoi gjithashtu që ai vet e ka vizituar Qeshibesin për herë të fundit në qershor të vitit 1981, në kohën e korrjes së grurit. Me vete në Qeshibes kishte marrë dhe dy djemtë e tij, në atë kohë të moshës 8-10 vjeç. Kaluan 15 ditë në Qeshibes, qëndruan te kushuriri i tyre, Iljazi.

 

Fëmijët e Isufit u ambjentuan shumë shpejt me moshatarët e tyre në fshat. Isufi pyeti Iljazin se sa shtëpi kishte Qeshibesi në atë vit, dhe Iljazi i kishtë thënë 35 shtëpi. Isufi kishte pyetur jo pa qëllim, pasi ai vendosi të shkonte nga një vizitë në çdo familje i shoqëruar nga Iljazi. Nga vizitat e bëra në familjet e Qeshibesit, Isufi kishte mbetur i kënaqur, i suprizuar nga mirëpritja që i kishin bërë.

Ditën e 15-të kur do largohej, fëmijët e tij nuk donin, donin të rrinin edhe disa ditë të tjera.

 

 

Marrë nga statusi i Facebook-ut “Qeshibesi i Dangëllisë”