75 arsye për të udhëtuar në Shqipëri, dhe…me një herë!…

75 arsye për të udhëtuar në Shqipëri, dhe…me një herë!…

Jo 4 apo 5 arsye, por 75, ka renditur Allison Green, e lindur në Kaliforni, por e pasionuar pas udhëtimeve

 

Më poshtë po botojmë me disa shkurtime shkrimin e saj:

 

 

Allison Green

 

 

Për një kohë të gjatë, Shqipëria ka qenë injoruar si destinacion turistik. E kuptoj. Vendit i është dashur të ringrihet. Ndërsa vendi ka ende shumë rrugë për të bërë, që të arrijë fqinjët e vet në Evropë, ai është duke bërë hapa të mëdha në drejtim të progresit të qëndrueshëm.

 

 

Shqipëria është një vend me një histori të gjatë, gati 5000 vite, me ndikim të fortë nga ilirët, grekët, romakët, venedikasit, bizantinët dhe osmanët.

 

 

Eshtë miopi ta përmbledhësh Shqipërinë, si vetëm atë që ka ndodhur gjatë shekullit të fundit. Po, Shqipëria ka vuajtur, por ajo po ringrihet me një forcë të pabesueshme, dhe po rishfaqet me të drejtë si një destinacion turistik.

 

 

Ja 75 arsye përse duhet të vizitoni Shqipërinë, sa më shpejt që të jetë e mundur:

 

 

  1. Është jashtë rrugës së shkelur. A imagjinoni dot të shkoni në rrënoja romake 2000-vjeçare, dhe të mos ju duhet që t’u kërkoni vazhdimisht njerëzve t’ju lirojnë rrugën? Në Shqipëri jo vetëm është e mundur, por ndodh gjithë kohës.

 

  1. Nuk është thjesht e përballueshme – është e lirë. Shqipëria është shumë më pak e kushtueshme se sa fqinjët e saj, sidomos kur është fjala për shpenzimet e tranzitit dhe ato ushqimore.

 

 

  1. Plazhet janë më të mirët në Evropë. Më vjen keq Kroaci, Itali, Greqi e Mal i Zi, e di që nuk do të bini dakord, por Shqipëria ka plazhet më të mirë në gjithë Evropën. Plazhet me gura e bëjnë ujin e kristaltë të mrekullueshëm, dhe të duket sikur jeta jote reale është përpunuar në Photoshop.

 

  1. …Dhe ata nuk janë të mbushur me njerëz. Gjithashtu ka plot plazhe të fshehura, që mund t’i keni tërësisht për vete, me pakëz krijueshmëri (apo edhe pak guxim!)

 

 

  1. Populli shqiptar është shumë bujar. Kurrë në jetën time nuk më janë ofruar më shumë gjëra – Qoftë kjo një tortë në anën e një rruge nga dikush që e pyeta për orientim, gjysma e drekës së dikujt me të cilin po ecja, një kafe ekspres në një kafene, ose raki (kaq shumë raki).

 

  1. Perëndimet e diellit përgjatë bregdetit janë të pabesueshme. Nga shumë pika përgjatë Rivierës, ju do shihni perëndime që të lënë pa frymë.

 

 

  1. Duhet të mësoni marrëdhënien dashuri-urrejtje me rakinë, një pije alkoolike shumë popullore në të gjithë Ballkanin, por veçanërisht e dashur në Shqipëri. Netët më të bukura (dhe mëngjeset më të këqinj) janë zakonisht për meritë të rakisë.

 

  1. Besa është shumë e rëndësishme për shqiptarët. Për shekuj të tërë, shqiptarët kanë zbatuar kodin e “besës”, që praktikisht do të thotë se është detyrë e tyre të kujdesen për njerëzit që kanë nevojë. Kjo do të thotë që, edhe nëse udhëton i vetëm nëpër Shqipëri, në të vërtetë nuk do të jesh kurrë vetëm.

 

 

  1. Shqiptarët janë të etur për të ndryshuar imazhin e tyre. Shqiptarët janë të vetëdijshëm se ata janë asociuar me mafiozë dhe gangsterë, dhe shumë shqiptarë, me hidhërim m’u shprehën se “ne nuk jemi të gjithë si tek filmi Taken”. Gjë që është e vërtetë – kurrë nuk u ndjeva i pasigurt ose i padëshirueshëm gjatë tre javëve që qëndrova në Shqipëri.

 

  1. Shqiptarët janë të ndershëm. Unë gjithmonë i kam sytë katër për mashtrime, teksa më kanë grabitur pa kaluar as 12 orë në Hanoi. Në Shqipëri, nuk mu desh shqetësohem fare.

 

 

  1. Vendi është i sigurt. Ju jeni më pak në rrezik nga krime të vogla në Shqipëri se sa, të themi, në Madrid, Barcelonë, Romë, apo Paris.

 

 

  1. As edhe një njeri nuk më shqetësoi në rrugë, edhe kur ecja vetëm natën vonë në Tiranë. Ishte një frymëmarrje ajri të freskët, të shëtisje duke patur rretherrotull njerëz të tillë të respektueshëm.

 

 

  1. Shqiptarët japin udhëzimet më të mira. Që do të thotë se ata janë ose shumë të detajuar në qoftë se flasin anglisht, ose shpesh të shoqërojnë deri në destinacion, sepse ata druhen mos humbni.

 

 

  1. Ka shumë fortesa e kështjella që mund të eksploroni. Shumica kanë shumë pak infrastrukturë, si pllaka informuese apo shenja paralajmëruese, kështu që ju do të ndiheni pak si Indiana Jones, teksa do të eksploroni krejt të vetëm kështjellën.

 

 

  1. Shqiptarët i duan shumë amerikanët, aq shumë sa që ata kanë quajtur edhe një rrugë me emrin Xhorxh Bush në Tiranë. Qyteti i Fushë-Krujës, të cilin ai e vizitoi, ka edhe një statujë të tijën! Ju do të gjeni një statujë të Hillary Clintonit në Sarandë, Shqipëri.
  2. Por në fakt, shqiptarët duan të gjithë të huajt. Nuk do të ndihesh askund më special si turist, se sa kur viziton Shqipërinë.

 

 

  1. Harrojini autobusët dhe avionët – Shqipëria ka vetëm furgonë. Janë institucione demokratike – i pari që vjen zë vendin më të mire. Sigurisht, disa sedlije nuk janë aq të rehatshme, sidomos ato mbi rrota, por unë gjithësesi e pëlqej shumë furgonin modest.

 

 

  1. Ta themi ndershmërisht, transporti publik është i besueshëm – thjesht është ndryshe. Furgonët të shpien kudo që ke nevojë. Udhëtova nga Korça në Berat e nga Berati në Vlorë, pa problem, në kohë – në fakt, ndonjëherë edhe më herët!

 

 

  1. Infrastruktura po përmirësohet. Kisha dëgjuar se rrugët në Shqipëri janë të tmerrshme – u lumturova që zbulova se në fakt, nuk ishte kështu. Nuk ka program kombëtar riciklimi dhe mbeturinat mbeten ende një problem i madh. Sidoqoftë, po të mendosh që ekonomia e vendit e nisi praktikisht nga hici në vitin 1991, mendoj se kanë bërë shumë hapa përpara.

 

 

  1. Kisha dëgjuar se uji i rubinetit në Shqipëri ishte krejt i papijshëm. Aspak e vërtetë! E kam pirë pa probleme në Sarandë, Tiranë, Shkodër, Berat e Korçë.

 

 

  1. Ata gatuajnë ushqim të shkëlqyer italian. Shqipëria është kaq pranë Italisë, saqë kanë përthithur shumë prej kulturës së saj. Pica në Shqipëri është e cilësisë së lartë, gjëja e dytë më e mirë se sa vetë pica italiane.

 

 

  1. Bregdeti ka ushqim deti të mrekullueshëm. Mund të hash peshk, kallamarë, midhje të mrekullueshme… të gjitha me çmime të ulët dhe shumë të freskëta.

 

 

  1. Gjellët vendëse janë të mrekullueshme. Specialitetet tradicionale shqiptare si tavë kosi dhe patëllxhanë të mbushur janë unike dhe të shijshme.

 

 

  1. Një pjesë e madhe e kuzhinës është vegjetariane. Specat e mbushura dhe japraku janë thjeshtë të mrekullueshme.

 

 

  1. Por ata bëjnë edhe pjata mishi në zgarë.

 

 

  1. Ata bëjnë kafe të shkëlqyer. Shqiptarët e duan kafenë e tyre, sidomos ekspres.

 

 

  1. Prodhimet janë të freskët, të shijshëm dhe shpesh organike të ardhura nga fermerët e vegjël lokalë. Domatet dhe trangujt janë disa nga më të mirë që unë kam provuar.

 

 

  1. Përveç ushqimit italian dhe ushqimit tradicional shqiptar, ju mund të gjeni ushqim të shijshëm grek. Të dy kuzhinat ndajnë shumë gjëra të përbashkëta.

 

  1. Malet janë absolutisht shumë të bukur. Keqardhja ime më e madhe është që nuk bëra dot hiking nga Valbona në Theth, gjë që e kisha planifikuar.

 

 

  1. Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra që ekzistojnë. Disa e konsiderojnë atë një gjuhë të izoluar, të tjerë e lidhin me gjuhën ilire ose armene… le t’ua lëmë gjuhëtarëve dhe të themi vetëm se është shumë e vështirë – edhe pse e bukur në të dëgjuar.

 

 

  1. Vendasit ju duan shumë nëse përpiqeni të flisni shqip. Shqiptarët e dinë se sa e vështirë është gjuha e tyre, dhe ata me të vërtetë e vlerësojnë atë, kur ju merrni kohë për të mësuar disa fjalë shqip.

 

 

  1. Pjesët rurale të vendit janë vërtetë mahnitëse. Ajo që unë kam parë nga Shqipëria rurale prej furgonave është e pabesueshme, dhe unë dua shumë ta zbuloj më thellësisht.

 

 

  1. Flamuri i Shqipërisë ëhtë kaq i bukur, o Zot a mund të ketë flamur më të bukur? Shqiptarët janë të fiksuar me flamurin e tyre, dhe sinqerisht, edhe unë. Eshtë epik.

 

  1. Shqiptarët janë vërtetë patriotë. Ndërkohë që ky patriotizëm ndonjëherë shkon në kufijtë e nacionalizmit. Nëse u thua se e do vendin e tyre, ata rrezatojnë krenari.

 

 

  1. Mikpritja shqiptare, besa dhe dashuria për makinat e bën Shqipërinë një prej vendeve më të kollajtë për autostop në botë dhe sigurisht në Evropë.

 

 

  1. Gjatë përvojës sime duke bërë autostop, më mori një shofer kamioni i cili nuk fliste asnjë fjalë anglisht, por vetëm buzëqeshte.

 

 

  1. Mercedes Benz-ët janë makina kombëtare. OK, s’është e vërtetë, por është një lloj ironie që, një nga vendet më të varfra të Evropës ka më shumë Benz-ë se kudo tjetër ku kam qenë – duke përfshirë Nju Jorkun dhe Kaliforninë.

 

 

  1. Është e lehtë për të udhëtuar për në, dhe nga vende të tjera në rajon. Ka autobusë të shpeshtë. 39. Edhe Italia është shumë pranë nëse ndodhesh në Itali dhe dëshiron të shkosh në Shqipëri, është gjë e shpejtë dhe e lirë të marrësh tragetin. Bonusi? Pamjet janë mahnitëse.

 

 

  1. Tirana është kaotike dhe plot gjallëri, unike dhe intriguese, i improvizuar dhe në përmirësim.

 

 

  1. Tirana ka qenë më e influencuar nga komunizmi se sa cilido qytet tjetër i Shqipërisë, gjë që e bën ideal për të fiksuarit pas historisë dhe arkitekturës komuniste.

 

 

  1. Jeta e natës në Tiranë është me të vërtetë e bukur. Më pëlqente shumë të dilja në lagjen e Bllokut, zemra e vjetër e besnikëve të partisë komuniste.

 

 

  1. Bunkerët ofrojnë vështrim interesant, ndonëse të shëmtuar, në të kaluarën. Kjo është një pasqyrë interesante e psikologjisë së një njeriu të sëmurë, paranojak. Rreth 700.000 bunkerë të vogla kanë mbushur fshatrat, në vende që kurrë nuk do të mendohej se ishin në rrezik sulmi.

 

 

  1. Kur diktatura më në fund u shemb, gjëra të tilla si bananet dhe xhinset blu ishin fenomene krejtësisht të reja.

 

 

  1. Por ka shumë më tepër se sa vetëm të kaluarën komuniste. Unë e kuptoj (dhe ndaj!) magjepsjen me të kaluarën e çmendur komuniste të Shqipërisë. Por, para kësaj, Shqipëria ka pothuajse 5.000 vite histori, me ndikim nga grekët, ilirët, romakët, venedikasit, bizantinët dhe osmanët.

 

 

  1. Pushtimi 400 vjeçar prej Perandorisë Otomane e ndryshoi përgjithmonë Shqipërinë në mënyra unike. Shumica e shqiptarëve, edhe nëse janë me origjinë myslimane, hanë mish derri dhe pijnë alkool dhe shumë pak gra mbajnë shami.
  2. Megjithatë, për shumë vite, Shqipëria ishte i vetmi vend në botë që kishte një ndalim të drejtpërdrejtë të fesë.

 

 

  1. Shqipëria është një përzierje e vërtetë kulturore. Gjatë gjithë kohës, Shqipëria ka pasur ndikimin e grekëve dhe romakëve, sllavëve dhe italianëve, muslimanëve dhe të krishterëve. Këto ndarje, në të vërtetë nuk duket se i shqetësojnë shqiptarët.

 

 

  1. Shqiptarët janë tepër tolerantë ndaj feve të tjera. Martesat ndërfetare janë mjaft të zakonshme në Shqipëri, dhe grupet e miqve janë zakonisht të mirë-integruar dhe kanë pak të bëjnë me fenë. Shqiptarët me të vërtetë nuk duket se e vrasin aq shumë mendjen për fenë.

 

 

  1. Në fakt për shumëkënd, “feja e vetme e shqiptarit është shqiptaria”. Ky citim u përdor nga Enver Hoxha për të justifikuar ndalimin e fesë; në thelb nënkupton që shqiptarët janë më të shqetësuar që të ndajnë një trashëgimi etnike dhe kulturore, bazuar në konceptin e të qënit shqiptar, se sa të vrasin mendjen për lidhjet fetare.

 

 

  1. Tre vende në Shqipëri kanë Statusin e UNESCO-s.

 

 

  1. Një prej tyre, Butrinti, është një kompleks 2000-vjeçar rrënojash romake.

 

 

  1. Gjirokastra është një qytet muze i epokës otomane, i plotësuar nga një kështjellë fantastike në majën e një kodre të madhe, dhe e rrethuar nga shtëpi me gurë.

 

 

  1. Në të vërtetë, Gjirokastra është edhe shtëpia e muzikës popullore iso-polifonike, e cila është një traditë unike shqiptare. Për të qenë e sinqertë, muzika nuk është se më pershtatet, por është e pabesueshme se çfarë janë në gjendje të bëjnë me zërat e tyre, duke krijuar tinguj unikë, pa përdorur as edhe një instrument të vetëm.

 

 

  1. Berati është si binjaku i Gjirokastrës, po aq i mrekullueshëm, por krejt i ndryshëm. Secili meriton vizitën e vet.

 

 

  1. Ka edhe shumë vende të tjerë në listën e UNESCO-s që ia vlen të vizitohen. Amfiteatri i Durrësit, Apollonia dhe Ohri, mes të tjerëve, janë në listë për t’u konsideruar.

 

 

  1. Por Shqipëria nuk ofron vetëm vende historike – ajo ka edhe liqene të pabesueshme. Liqeni i Komanit është xhevahiri i Shqipërisë, i ndjekur nga Liqeni i Shkodrës, Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Butrintit. Të gjithë të ndryshëm, por shumë të bukur.

 

 

  1. Shqipëria ka edhe burime natyrore. Syri Blu në Sarandë është më i famshmi, por ka edhe një më pak të njohur në Theth.
  2. Ka edhe ujëvara të mrekullueshme. Sa keq që isha në Berat në mes të tetorit, e nuk i shijova këto ujëvara.

 

 

  1. Ka edhe një rajon vere, me një verë të mrekullueshme. Megjithatë arrita të shijoj verë të mrekullueshme në Berat, në Kantinën “Çobo”.

 

 

  1. I duhet ende të bëhet perëndimore me zinxhirët ushqimorë amerikanë… përveç njërit. Më pëlqen fakti që zinxhiri i parë ndërkombëtar në vend, KFC, po hapet mu përballë ish vilës së Enver Hoxhës. Besoj se kjo është ajo që ne e quajmë “të hedhësh hije” në Shqipëri.

 

  1. Do të takoni shumë udhëtarë interesantë në Shqipëri. Nuk kam takuar kurrë njerëz më argëtues, se sa kur udhëtova në Shqipëri.

 

 

  1. Ndonjëherë duket sikur një pjesë e Shqipërisë ka ngecur në një makinë të kohës. Mund të ecësh me makinë përgjatë një autostrade kur… papritur të shfaqen dhi dhe lopë në mes të rrugës.

 

 

  1. Shqipëria është krejt jashtë zonës Shengen, gjë që e bën atë të përsosur, në qoftë se jeni duke qëndruar në Evropë për më shumë se 90 ditë.

 

 

  1. Është shumë e lehtë për të huajt të marrin viza. Nëse ju keni pasur dhe përdorur një vizë të vlefshme në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, apo BE-së, që ju të merrni të njëjtën vizë për 90 ditë, si të gjitha vendet e tjera të kualifikueshme.

 

 

  1. Edhe pse hostelet janë të reja në vend, ata janë çuditërisht të shkëlqyeshëm. Në fakt, çdo hotel që kam qëndruar në në Shqipëri ishte i shkëlqyer, dhe shumë më i mirë (dhe më i lirë) se shumë hostele ku kam qëndruar në Evropën Perëndimore.

 

 

  1. Shqipëria është një përzierje e mrekullueshme e të zbuluarës dhe të pazbuluarës. Ju mundeni me të vërtetë të zgjidhni aventurën tuaj këtu, ka shumë opsione.

 

 

  1. Festat e dasmave shqiptare janë festat më të mira. U ndodha në një prej tyre që po kryhej në një restorant në rrugë në qendër të Himarës. Ajo ishte një valle gjigante në rreth që erdhi e u zmadhua, gjatë gjithë natës.
  2. Shqipëria do ju mësojë të jeni të duruar. Jepini vetes pak kohë shtesë dhe shijojeni udhëtimin.

 

 

  1. Shqipëria do t’u mësojë edhe besimin. Përderisa nuk është vendi më i kollajtë për të ardhur vërdallë, sidomos duke qenë se transporti publik funksionon me fjalë goje dhe nuk ka një orar online, do të duhet t’u besosh të panjohurve. Por në fakt ky është nëj bekim, sepse do ju tregojë se sa të mirë dhe të kujdesur janë shumica e njerëzve në botë. E sidomos në këtë qoshe të vogël të botës.

 

 

  1. Anglishtja në fakt flitet gjerësisht – e ndjekur nga italishtja. Ata që janë rritur nën komunizëm “vidhnin” sinjake televizivë dhe radiofonikë nga Italia, si e vetmja mënyrë kontakti me botën jashtë; kështu që brezi më i vjetër flet italisht, më të rinjtë, dhe kushdo që punon në turizëm, ka një kuptim të mirë të anglishtes.

 

 

  1. Por ajo që mund t’u mungojë shqiptarëve në aftësitë gjuhësore, ata e plotësojnë me gjuhën e trupit dhe përpjekjet. Ata do të bëjnë të pamundurën që, ose t’i përgjigjen pyetjes suaj përmes gjesteve dramatike, duke të tërhequr në rrugë deri sa të gjejnë dikë që mund t’ju ndihmojë, t’i telefonojnë një miku dhe të të bëjnë të flasësh me të, ose të të shoqërojnë në destinacionin që ti do.

 

 

  1. Shkurt shqiptarët kanë një aftësi rimëkëmbëse të mahnitshme. Ata i kanë mbijetuar regjimit komunist më shtypës në histori, dhe tani mirëpresin të huajt nga e gjithë bota. Për mua ishte mbresëlënëse, se si ka mundësi që njerëz që kanë hequr kaq shumë, të jenë kaq mikpritës.

 

 

  1. Shqipëria po ndryshon… me shpejtësi. Kur anijet turistike të fillojnë të ndalen rregullisht në Shqipëri…më duhet ta pranoj, jam e shqetësuar për atë që mund t’i ndodhë Himarës dhe Dhërmiut.

 

 

  1. Shqipëria nuk është asnjëherë e mërzitshme. Kudo që të shkoni në këtë vend, me siguri që do ta dashuroni.

 

 

  1. Dhe, e fundit, shkoni në Shqipëri dhe sa më shpejt