78 vjet më parë: Krijohet në Karbunarë të Lushnjes Brigada e 10-të Sulmuese partizane

78 vjet më parë: Krijohet në Karbunarë të Lushnjes Brigada e 10-të Sulmuese partizane

Ilmi S.Qazimi

 

Më  29 tetor 1944,në lagjen Sulaj të Karbunarës të Lushnjës , me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, firmosur nga Enver Hoxha,  u formua  Brigada 10 Sulmuese Partizane.

 

Përshëndeti këtë themelim brigade sekretari  i partisë së Qarkut të Beratit Kahreman Ylli. Brigada u formua me  rreth 1225 partizanë  të batalioneve: “Riza Cerova”, “Tefik Lapani”, “Ajet Xhindole” si dhe batalioni i katërt, “Myzeqeja” me të rinj dhe të reja nga rrethi i Lushnjës.

Njazi Çepani

 

 

Batalioni i parë- 270  vetë; batalioni i  dytë- 200 vetë;batalioni i tretë-290 partizanë;batalioni i katërt-250 vetë;kompania  e shtabit-50 vetë;shtabi i brigadës  me efektiv rreh 45 vetë.

 

Komanda e  Brigadës: Koço Papaj komandant, i cili pas dhjetë  ditëve u caktua me një detyrë tjetër të rëndësishme duke u zëvendësuar nga Njazi Çepani; komisari Mane Nishova; zëvendëskomandant Qamil Hamzaj;zëvendëskomisar Misto Bllaci dhe intendent: Nexhat Skënderi.

 

Nazif Sheme Osmani, 96 vjeç

Përbërja  gjeografike e brigadës:Partizanë  nga  Skrapari – 482 vetë;(vetëm nga Komuna e Çepanit ishin 49 partizanë); nga Berati- 370 vetë; nga Fieri- 81 vetë; nga Lushnja-76;nga Tiranë-40;nga Shijaku-30; nga Elbasani-16 etj.Në këtë efketiv ishin 15 vajza partizane; ishin  gjithashtu edhe 10 partizanë  italianë.

 

Mosha  mesatare e partizanëve të Br10S:Me përjashtim të pesë  kuadrove: Tafil Tërpani(51 vjeç) , Myrteza Sevrani, Safet Iljazi, Xhevahir Spathara e Nikolla Gjeçi  që  ishin  dyzet  vjeç, gjithë   efektivi i brigatës, ishte  në  moshë të re;Mosha më e vogël: 14 vjeç;(gjithsej 10 vetë); ishin 20 vetë të moshës 17 vjeç; mosha më e madhe dominuese  29  vjeç;

 

Armatimi i brigadës: Ditën e përurimit  të  brigatës  ishin  siguruar: 950 pushkë; (571 italiane, 210 gjermane, 50 greke, 25 turke, 20 belge); 55 automatikë (25 italianë, 20 gjermanë,1 0 anglezë); 40 mitrolozë të rëndë e të lehtë; 4 mortaja;(Armët e rënda i përdornin partizanë italianë  sepse  ishin  të  stërvitur  në  atë  specialitet); 20 mushka ngarkese.

 

Qemal Bego, 94 vjeç

 

 

Shkurt  nga kalendari i luftimeve të brigadës

 

Më 30 tetor, brigada mori urdhrin luftarak nga  Shtabi i  Përgjithshëm që në nisej për të marrë pjesë në luftimet për çlirimin e Tiranës.

 

Efektivi i brigadës së porsakrijuar me disiplinë të  hekurt dhe me motive të fuqishme  sulmuese, gjatë një marshimi të gjatë në këmbë   nga  Karbunara deri në periferi të Tiranës, më 8 nëntor goditën në Fatishë të Peqinit  një autokolonë gjermane  me rreth 70 makina, 10 tanke dhe disa  autoblinda  që lëvizte nga Durrësi për në Elbasan duke i shkaktuar asaj humbje  te ndjeshme.

 

Me urdhër të Shtabit të  Korparmatës së përë Sulmues  të Ushtrisë, brigada u përqëndrua në  Kashar për të mbajtur  nën goditje të pandërprerë rrugën Tiarnë-Kashar dhe Tiranë -Vorë.Më 11 nëntor  sulmoi në befasi forcat gjermane  që kishin zënë vijën Yzberish-Yrshek-Kashar-Gjokaj-Vorë dhe më 12 nëntor e kapi këtë vijë, përveç garnizonit gjerman tepër të fortifikuar të Vorës.

 

Po atë ditë,tre batalione të brigadës  u vendosën  në pritë në rrugën Tiranë -Vorë ndërsa batalioni i dytë i brigadës u vendos në zonën e Shijakut.Për shtatë ditë e netë u zhvilluan luftime në këtë rajon e në këto vija duke  i sjellë humbje të rënda në njerëz e teknikë armikut pushtues.Më datën 13 nëntor pati zhvillime të ashpra deri edhe në luftim me granata dore midis forcave partiznë nga njëra anë dhe atyre gjermano-balliste nga ana tjetër.

 

Më 16 nëntor brigada çliroi  Shijakun dhe Durrësin.Në këto luftime nga pala gjermane pati 14 të vrarë dhe shumë armë, teknikë e  municione të kapur. Nga brigada  u vranë dhe mbetën dëshmorë të  atdheut 12  partizanë, midis tyre Alush Grepcka, Agush Guraziu, Jorgji Greku, Qani Malimati, Avni Prishta, Hasan Veseshta, Meleq Gjoni, Shyqyri Faslliu,Ali Sollaku ,Nazmi Diko.

 

Më 18 nëntor  brigada u rreshtua në përbërje të Divizionit të  Parë Sulmues, në Gjirokastër, në roje të kufijve shtetërorë, nga Kakavija deri në Leskovik.

 

Brigada e kreu detyrën e saj ndaj atdheut e popullit me heroizëm. Po  disa  pinjollë të ringjallur ballistë dhe ndonjë pseudohistorian  e politikan i pafytyrë, mundohen të shpifin e të hedhin baltë mbi këto fitore. Historia është  bërë e nuk zhbëhet më. Çlirimi i Shqipërisë erdhi nga lufta që bënë brigadat heroike partizane  dhe tërë populli ynë liridashës.

 

Qemal H. Bego, ish- partizan i gjallë i Br10S

 

Nazif Sh.Osmani, ish- partizan i gjallë i Br10S

 

 

 

 

 

Himni i Brigadës së 10 Sulmuese

 

 

Kur zjen lufta çlirimtare

Me armikun gjakatar

Ku martirët japin jetën

Me guxim legjendar.

 

 

Atje zemrat tona ndizen

Atje shkrepin si  rrufeja

Dhe  sulmojnë me tërbim

Ndër  rrebeshe, ndër beteja.

 

 

Dridhu, dridhu tirani

Brigatë e dhjetë sulmon

Thyen zgjedhë e robëri

Dhe zinxhirët i dërmon.

 

 

Mbi mjerimet, mbi shkretimet

E një populli të uritur

Po ngre lart  brigatë e dhjetë

Një  flamur me yll  të  ndritur.

 

 

Një  flamur  që  i  jep  dritë

Anë e mbanë Shqipërisë

Që për  jetë do të valojë

Për  shpëtim  të  njerëzisë.

 

 

 

Dridhu, dridhu  tirani

Brigatë e dhjetë  sulmon

Thyen  zgjedhë e robëri

Dhe  zinxhirët  i  dërmon.

 

 

Teksti: Andrea  Varfi

 

Muzika: Nexhat  Skënderi