Urimi i fundvitit i kryetarit të shoqatës atdhetare kulturore “Tomorri” Durrës, drejtuar anëtarësisë së kësaj shoqate
Të dashur anëtarë të Shoqatës sonë,
Me rastin e festive të fundvitit dhe fillimit të Vitit të Ri, dëshiroj të përcjell urimet më të përzemërta juve dhe familjeve tuaja.
Ky vit që po lëmë pas ka qenë një periudhë e rëndësishme për Shoqatën tonë, plot aktivitete dhe angazhime që kanë forcuar lidhjet tona dhe kanë promovuar vlerat tona kombëtare dhe krahinore të historisë dhe të kulturës. Kjo arritje nuk do të ishte e mundura pa përkushtimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.
Në rrugëtimin tonë të këtij viti që kaluam, ka patur edhe vështirësi dhe pengesa në realizimin e qëllimeve dhe misionit tonë, që kanë ardhur nga faktorë që nuk kanë të bëjnë me ne, por që na kanë penguar në realizimin e objektivave tona për bashkimin e njerëzve dhe edukimin atdhetar të tyre.
Megjithatë ngelemi me shpresë, se do të sundojë arsyeja dhe se Viti i Ri 2025 do të rregullojë gjithçka për të vazhduar misionin tonë të përbashëktët në ruajtjen e vlerave tona krahinore dhe kombëtare.
Gëzuar Vitin e Ri 2025!
Paqe, dashuri dhe suksese nëçdo hap të jetës suaj dhe të familjeve tuaja!
Më respekt sdhe mirënjohje!
Hajri Nuhu
Kryetar i Shoqatës “Tomorri” Durrës