Si u prish dhe kush e prishi, në vitin 1962, tyrben e Abas Aliut në Tomorr?!

Si u prish dhe kush e prishi, në vitin 1962, tyrben e Abas Aliut në Tomorr?!

 

 

 

Koloneli, doktor i shkencave ushtarake Dalan Omeri, nga Potomi i Skraparit në një nga kapitujt e librit e tij tejet të spikatur titulluar “Tetëqind ditë në majë të Tomorrit”, që përbën një pjesëz me thesare të pa publikuara,  më libra që i dedikohen malit të shenjtë të Tomorrit. tregon se si u prish dhe nga kush e prishi Tyrben e Abas Aliut në majë të Tomorrit në vitin 1962. shkruan:

 

 

Duke i marrë lejë zotit Dalan, kësaj radhe po japim një foto të rrallë dhe dialogjet e protagonistëve të saj.

 

 

 

Në foto:Gjeneral-leitënant Petrit Dume, gjeneralmajor Mendu Backa,toger Dalan Omeri, ushtari radist Namik Ismaili,një radio ushtarake e kohës e markës sovjetike dhe muret e varrit të Abaz Aliut ku spikat qemeri dhe gurët e skalitur…

 

 

 

Ishte qershor 1962. Në majë të Tomorrit, e quajtur Çuka “Partizani”, ku qe vendosur pika e radiondërlidhjes për ritrasmetimin e  të dhënave të karakterit  të përgjithshëm metereologjik, ushtarak, politik, ekonomik, etj., shkon për inspektim  vetë gjenerali  Petrit Dume, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë. Ai shoqërohej nga gjenerali tjetër i ditur, me origjinë  nga Skrapari Mendu Backa, ordinanca e tij dhe shoferi.

 

 

Në foto ju shikoni toger Dalan Omerin duke raportuar situatën e repartit të porsangritur aty ku ishte vendi i shenjtë i tyrbes së Shenjtorit Abaz Aliu.Togeri i shpjegoi me kompetencë shkencore mbi mundësitë e realizimit të urdhërit ushtarak për vendosjen e aparaturës së domosdoshme, eficencën e saj, përgatitja e  specialistëve që do ta përdornin dhe nevoja e ngutëshme për strehimin e njerëzve, ushtarë, nënoficerë e oficerë si dhe masat që duheshin marrë për periudhën e gjatë dimërore.

 

 

Pikërisht aty, në majë të Tomorrit, ku, rreth vitit 1600, një besimtar shqiptar që kishte qenë në Mekë për tu bërë Haxhi, kishte ndërtuar një kenotaf (që nga arekeologët quhet varr pa eshtra), në shënjë përjetësimi të figurës së të madhit të fesë bektashiane Abaz Aliut, bëmat e të cilit i trajton aq imtësisht korifeu i letrësisë shqipe, Naim Halil Frashëri në librin e tij “Qerbelaja”, bëhet  afërsisht ky dialog i shkurtër:

 

 

“Do të prishim këtë varr dhe do të ndërtojmë këtu godinën e repartit, përderisa vetëm këtu aparatura  është në efektivitet të plotë”, tha gjenerali famëmadh Petrit Dume.

 

 

 

Të pranishmit dëgjuan në shenjë  pranimi.

 

 

“Lëvize gurin, Mendu, apo ke frikë se mos të vret Abaz Aliu!?”- shpotiti më tej gjenerali kolonjar.

 

 

Shkencëtari, xhenjer i ushtrisë, skraparliu hirplotë, Mendu Backa fillimisht, siç e kish zakon që kurrë nuk nxitohej, hezitoi të fliste e të lëvizte, por pastaj tha: “Si urdhëron, shoku Shef i Shtatmadhorisë. Unë nuk kam aspak frikë!”. 

 

 

Dhe, natyrisht, me një lëvizje të rrufeshme, gurin e lëvizën togeri dhe ushtari.

 

 

 

Tani, pikërisht në këtë vend, është  vendosur (qysh prej vitit 2015) shtatorja monumentale e madhërishme e Abaz Aliut.

 

 

Ilmi S.Qazimi