
“39-të mos ardhsh kurrë / Ti që na rrëzove flamurë”!…
Petrit Zeneli
7 prill dje, plagë të tmerrshme që mezi u mbyllën nga ne.
7 prill sot, përsëri në botë tanke, uturima avionësh, raketa, bombardime mbi fëmijë, spitale e banesa;
…dhe një “takim” me gjermanin e fundit, që s’na e tha orën e vërtetë, kur iku, duke lënë mes nesh më absurdin sherr!
Dhimbje e ngushëllime për familjet në Ukrainë e Lindjen e Mesme, që humbasin çdo ditë të dashurit e tyre nga luftrat çnjerëzore, që po i rrinë botës mbi kokë si re ogurzezë!
Paqe, o Zot, mbi glob, e mallkim pa mëshirë mbi këdo që babëzia e pangopësia i ka errur sytë për pasuri e pushtet!