
Një “nuse Skrapari” sjell “Pranverën japoneze në Tiranë”
Artistja dhe kuratorja japoneze me banim në Itali, Etsuko Kawamura, bashkëshortja e Arjan Prrenjasit, djalit të piktorit të njohur Sulejman Prenjasi, ndarë nga jeta para tetë muajsh, në vazhdim të traditës artistike të Familjes Prrenjasi, si dhe në formën e një homazhi nderimi dhe kujtimi të Piktorit, sjell në Tiranë ekspozitën: “Pranverë japoneze në Tiranë”.
Ekspozita do të çelet ditën e premte, më datën 9 maj 2025, ora 18:30 në një shtëpi të theshtë dhe krakteristike shqiptare të familjes artdashëse “Elbasani”, në rrugën “Myslym Shyri.
Sipas organizatorit Arjan Prrenjasi, qëllimi është që, bazuar mbi dëshirën (amanetin e piktorit Sulejman Prrenjasi) e Sulo’s, veprimtaria të shërbejë për zhvillimin e artit dhe të kulturave në përgjithësi si dhe të ndihmojë në lidhjen mes popujve në kontributin për paqe dhe zhvillim.
Ne, – tha më tej organizatori, – do të vazhdojmë ciklin e këtyre aktiviteteve duke plotësuar një nga dëshirat e Mjeshtrit.
Po çfarë përmban në fakt ekspozita?
Artistja kuratore Etsuko Kawamura është kujdesur të paraqesë në ekspozitë rryma dhe stile të mjeshtrave më të mëdhenj të kulturës dhe të artit figurativ dhe aplikativ japonez të fundit të viteve 1800 dhe fillimi i viteve ‘900: Katsushika Hokusai (1760 – 1849); Shikō Munakata (1903 – 1957); Shūya Nakahara (1907 – 1937) etj.
Ajo që të bie në sy në këtë ekspozitë janë format, mënyrat, teknikat dhe stilet elegantë tradicionalë të artit japonez të quajtur Nihonga, gravurat me dru, arti japonez i palosjes së letrës etj. etj.
Sipas kuratores Etsuko Kawamura, të gjitha sendet dhe objektet që prezantohen, janë personale të familjes së saj dhe të familjes Prrenjasi
Mos harroni:
Më 9 maj 2025, ora 18:30 në oborrin e shtëpinë “Elbasani”, në “Myslym Shyri”!
Shihni locacion – in!
Hyrja është e lirë