
Noli, në një tjetër dokument historik për Skraparin
Është shkruar më parë për një udhëtim të Fan Nolit në vitin 1923 nga Dobrenji në Voskopojë. Kur është kthyer ai ka diskutuar në Parlament për gjendjen mjerane që ka parë në këto anë.
Por kohët e fundit është zbuluar një dokument tjetër më i hershëm, ku Noli shkruan për Skraparin. Dhe kjo është gazeta “Drita” e 15 janarit 1908, Sofje.
Ja si e përshkruan Fan Noli gjëndjen e mjeruar të Tomorricës në fillim shekullit të 20-të.
“S’i gjeni dot gërmadhat? Doni t`ua tregoj? Filloni që nga viset e Dangëllisë, hidhuni në Tomoricë, Trebël, Ujanik, Gradec, Grëmsh, Gjerbës, Dobrenj e të tjera fshatra, që si mbaj mend, janë plot me gërmadha që sot të merr mallëngjimi e të qarët kur i sheh që kanë bërë fole kukumjaçkat e në to mbretëron mjerimi e zija!
O gërmadha, o gërmadha, ini një shkollë e natyrtë për shqiptarët, ini kallëzuese si ca njerëz pleq…”