Në “Grand Blue FAFA”, turistët e huaj si në shtëpinë e tyre
Resorti Grand Blue FAFA ndodhet në plazhin e Golemit, që është pjesë e një prej gjireve më të populluar të bregdetit lindor të Adriatikut, siç është gjiri i Durrësit. Për një orientim gjeografik më të saktë dhe më të shpejtë, pa qenë nevoja të hysh në Google Maps apo të shpalosësh hartën që mban në çantë, ai ndodhet jo më shumë se 700 – 800 metra përballë një monumenti të njohur të natyrës, por edhe të një pike strategjike historike, siç është Shkëmbi i Kavajës.
Më shumë se kushdo tjetër, këtë e dinë një numë i madh turistësh izraelitë, të cilët prej vitesh janë bërë mysafirë të përhershëshm të këtij resorti të njohur dhe e kanë ndjerë veten si në shtëpinë e tyre.
Grand Blue Fafa Resort është një hotel i ri mbresëlënës me një arkitekturë mahnitëse të ndërtuar në një vend madhështor të Golemit, ideal për ata që kërkojnë kënaqësinë përfundimtare të një vendpushimi gjithëpërfshirës. Hoteli ofron përvojat më të larta të mikpritjes për familjet dhe çiftet, me koleksion luksi akomodimi për një kohë të gjatë në Detin Adriatik, Restorante dhe Bare të rafinuara dhe objekte rekreative, duke ofruar një larmi të gjerë shërbimesh dhe komoditetesh si për nevojat e kohës së lirë ashtu edhe për biznesin.
Grand Blue FAFA Resort është njëri prej komplekseve turistike të FAFA-s, por ky operator i zëshëm dhe fuqishëm i turizmit bregdetar shqiptar, ka edhe disa objekte të tjerë hotelierë siç janë ato të “Fafa Premium te Mali i Robit”, po në Golem, me një kapacitet prej 500 shtretër, që vetëm në një vakt ulen për të ngrënë në të gjitha 10000 turistë dhe se në pesë kuzhina e restorante shefat janë të huaj, italianë dhe turq.
Gjithaçka në këto komplekse është e ideuar, ndërtuar e kuruar deri në detaje. Resortet kanë pishina, restorante madhështorë vetëshërbim dhe alla carte, ambiente argëtimi, beach bar, Bar “Mondo”. SPA e përuruar kohët e fundit është e parametrave bashkëkohor dhe më e mira në Shqipëri.
Këto mundësi akomoduese dhe shërbimi cilësor kanë bërë që në komplekset turistike të FAFA-s të strehohen dhe njëkohësisht të zhvillojnë veprimtari atistike elitare si “Mis Globi”, “Mis Bota”, programe të fuqishme televizive dhe veprimtari të shoqatave kulturore, artistike, sportive të niveleve botërore etj.
Kur sheh gjithë këtë gjigant të turizmit bregdetar shqiptar, nuk mund t’i mbyllësh këto shënime pa përmendur administratorin kryesor të tij, Fatos Çerenishtin, një njeri i punës së palodhur, i sfidave dhe sakrificave, vizionar dhe largpamës, që i ka dhënë inventarit turistik shqiptar një shembull të papërsëritshëm se çfarë mundësish ka Shqipëria për të zhvilluar një turizëm të një niveli të lartë dhe cilësor.
Emërtimi i një prej kompanive më të mëdha të industrisë së turizmit në Shqipëri, FAFA, vjen nga një trill linguistik i shpikur mençurisht, që është bashkimi i dy gërmave të para të emrit Faik, të atit të ndjerë të Fatosit dhe dy gërmave të para të emrit të vetë Fatosit (FAFA). (Z.H)