Rako Paja, i treti sipërmarrës nga Shqipëria në panelet e diskutimit të samitit global FII PRIORITY Europe që po organizohet në Tiranë

Rako Paja, i treti sipërmarrës nga Shqipëria në panelet e diskutimit të samitit global FII PRIORITY Europe që po organizohet në Tiranë

 

Zamir Mane, Vasil Naçi dhe Rako Paja kanë qenë tre nga sipërmarrësit shkqiptarë në forumin prestigjioz ndërkombëtar FII PRIORITY Europe, që u zhvillua për herë të parë në Tiranë më 16–17 maj 2025.

 

 

Ky samit mbledh së bashku liderë botërorë nga fusha të ndryshme, qeveri, ekonomi, shkencë, teknologji dhe filantropi, për të diskutuar prioritetet globale që formësojnë të ardhmen, në një moment vendimtar për njerëzimin.

 

 

Fokusi kryesor i edicionit evropian të FII PRIORITY është: “Renditja e prioriteteve për një të ardhme më të qëndrueshme, më të drejtë dhe më të begatë”.

 

 

Pjesëmarrja e bisnesmenit skraparlli në panelet e këtij samit si përfaqësues i zërit të biznesit shqiptar  në këtë ngjarje, thekson rolin e tij personal , por edhe rëndësinë e Shqipërisë në zhvillimet e ardhshme në Evropë dhe më gjërë.

 

I urojmë, djalit tonë skraparlli, suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tij të biznesit!

 

Krenarë që kemi djem të tillë! (Orakujt…)