“Nga libri në skenë dhe ekran, nga skena dhe ekrani …në libër”

“Nga libri në skenë dhe ekran, nga skena dhe ekrani …në libër”

 

U zhvillua mbremjen e 12 qershorit 2025 në Tulla-Culture Center takimi kulturor letrar “Nga libri në skenë dhe ekran, nga skena dhe ekrani …në libër”, projekt i mbeshtetur nga Ministria e Ekomomisë, Kulturës dhe Inovacionit me pjesëmarrjen e artëdashesve, dashamirës të librit, skenës e ekranit,  autorë e botues.

 

 

Libri ka qenë gjithmonë një burim i pashtershëm për skenën dhe ekranin. U sollën fragmente nga perlat e lirikës shqiptare dhe të huaj, të marra nga librat e autorëve më të mirë në shekuj si  Ndre Mjeda, Ali Asllani, Faik Konica, Lasgush Poradeci, Petro Marko, Jakov Xoxa, Ismail Kadare, Dritero Agolli, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu etj. apo  autoreve te huaj si  Ëhitman, Kipling,  nëpërmjet interpretimit të Elva Caushit, Sokol Angjelit, shoqëruar me ilustrime filmike përgatitur enkas për këtë event.

 

Në takim përshëndeti autoria e projektit Valentina Hysi, e cila falenderoi edhe ekipin bashkëpunues të saj regjizorin e mirenjohur, Ylli Pepo Artist i Merituar, operatorin e vjetër e të njohur të RTSH, Xhemal Reçi.