“Kur të troket fati në derë”: Ferit Dyrmishi, i pari fitues në Shqipëri i veturës “AVATAR 12” nga shorti i “GO+”

“Kur të troket fati në derë”: Ferit Dyrmishi, i pari fitues në Shqipëri i veturës “AVATAR 12” nga shorti i “GO+”

 

 Tomorr Laze

 

 

Kush është  Ferit Dyrmishi,  “vallëtari” ynë i këtij shkrimi?

 

 

Feriti është një njeri i thjeshtë,  i respektuar në shoqëri, i përkushtuar ndaj punës dhe familjes!.

 

Ka lindur në vitin 1964 në një familje me tradita në fshatin Muzhakë të Skraparit. Është një nga shtatë fëmijët (katër djem e tri vajza), i Zaim e Nazike Dyrmishit.

 

 

Mirën, bashkëshorten e tij, e ka marrë në fshatin e lindjes, nga fisi “Bejko”. Janë rritur bashkë. U kujtohen vitet e rinisë, mbrëmjet e vallëzimit e gjithçka e bukur e asaj kohe në fshat. Kanë lindur dy vajza si yje, Donën dhe Kejdën. Dona është diplomuar për ekonomi dhe punon në një bankë, ndërsa Kejda ka studiuar për shkencat kompjuterike.

 

 

Më 1996 kthehet nga emigrimi. Më pas, së bashku me prindërit dhe vëllezërit e lënë  Muzhakën e tyre të dashur dhe ndërtojnë shtëpitë në Shkozet të Durrësit.

 

 

Skraparllinjëve, si gjithmonë iu hanë duart për punë. Gjithçka që duan të arrijnë në jetë,  e duan me punë të ndershme, me djersë e sakrifica…

I tillë është edhe Feriti.

 

 

Pas një eksperience të gjatë pune nëpër lokale që i merrte me qëra, më 2014 vendosi të blinte një lokal në qëndër të Shkozetit, ngjitur me Shkollën e Mesme Profesionale.

 

 

Njëmëmbëdhjetë vjet punë, lodhje e stres, bashkë me Mirën te lokali. Se banka nuk të pyet as sa lodhesh e sa fiton. Ajo të do këstin e radhës, ditën dhe orën e caktuar…

 

 

Por Zoti, ta shpërblen një ditë lodhjen e sakrificën, – thotë i qeshur Feriti. – Por dhe pa punë, s’ka  fat. -vazhdon më tej, ai.

 

-Na thoshte Babai gjithmonë: Lekun e kini sheshit, o djema, kërkojeni !

 

 

Atë ditë kishte marrë një tjetër pamje. I veshur me një këmishë ngjyrë blu, m’u duk si Ramush Haradinaj, sozia e tij e vërtetë, por, pa “koburen” e Ramushit.

 

 

E përshëndeta si çdo mëngjes. Pasi më solli “racionin”, teken e rakisë së mares 40-vjeçare, zjerë nga duart e babait të tij, të paharruarit Zaimit, më thotë me qetësi:

 

-Sot do të qiras unë, se kam urim.

 

-Edhe 100, i thashë !

 

-Jo, –  më tha. Kam fituar një veturë me 100 kanaçe nga kompania “Go+”. Pres të ma sjellin sot. M’u duk e pabesueshme, por ishte e vërtetë.

 

 

I dhashë dorën, duke e uruar përzemërsisht!

Durrës, 18 qershor 2025