Ambasada Shqiptare në Kanada promovon në rubrikën “Shqiptarët munden”, të riun skraparlli, Julian Dyrmishi

Ambasada Shqiptare në Kanada promovon në rubrikën “Shqiptarët munden”, të riun skraparlli, Julian Dyrmishi

 

Julian Dyrmishi, me origjinë nga Skrapari, është djali i Nebi dhe Nimete Dyrmishit, një familje e thjeshtë  punëtore (Nebiu ekonomist në SMT dhe Nimetja, tipografe në Shtypshkronjë), por e njohur në të gjithë krahinën si një familje korrekte, tradicionale, derëhapur dhe mikëpritëse.

 

 

Në vite ’90 të shekullit të kaluar, si gjithë shqiptarët e tjerë emigruan me fëmijë të vegjël në Kanada. Atje u rrit dhe u edukua edhe djali i tyre, Juliani.

 

 

Sot, pas më shumë se 20 vitesh ai është një profesionist me përvojë në Industrinë e Menaxhimit të Pronave. Ai mban postin e Nënkryetarit të Operacioneve dhe Zhvillimit të Biznesit pranë DEL Propriety Management, një nga firmat më të mëdha të këtij lloji në Ontario, e cila menaxhon mbi 90 000 apatamente në të gjithë Toronton.

 

 

Me shumë krenari për rrënjët e tij shqipare dhe veçanërisht skraparase, Juliani kontribuon vazhdimisht dhe me shumë seriozitet, për komunitetin shqiptar në Kanada.

 

Julian Dyrmishi është një profesionalist me përvojë mbi 20-vjeçare në Industrinë e Menaxhimit të Pronave. Ai mban postin e Nënkryetarit të të Operacioneve dhe Zhvillimit të Biznesit pranë DEL Propriety Management, një nga firmat më të mëdha të këtij lloji në Ontario, e cila menaxhon mbi 90 000 apatamente në të gjithë Toronton.

 

 

Me Kryeministrin Kanadez, Mark Carney

 

Me shumë krenari për rrënjët e tij shqipare dhe veçanërisht skraparase Juliani kontribuon vazhdimisht dhe me shumë seriozitet për komunitetin shqiptar në Kanada.

 

 

Julian Dyrmishi qysh prej fillimit të jetesës në Kananda ka shprehur vendosmëri në promovimin e vlerave dhe interesit kombëtar, si dhe në mbështetje të komunitetit me fokus zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

 

Julian Dyrmishi qysh prej fillimit të jetesës në Kanada ka shprehur vendosëri në promovimin e vlerave dhe interest kombëtar, si dhe në mbështetje të komunitetit me fokus zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

 

Në episodin e shtatëmbëdhjetë të rubrikës “ShqipCAN-shqiptarët munden”, Ambasada  Shqiptare në Kanada  sjelli Julian Dyrmishi, Nënkryetar i Operacioneve dhe Zhvillimit të Biznesit pranë DEL Property Management.

 

 

Ish-studenti i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, ka një përvojë mbi 20 vjeçare në Industrinë e menaxhimit të pronave, veçanërisht të godinave condominium. Rrugëtimin e tij profesional drejt menaxhimit të pronave të paluajtshme e nisi fillimisht në pozicionin e Condominium Manager në Andrejs Property Managemen, më pas si Senior Condominium Manager dhe District Manager në DEL, si edhe vitet e fundit ai mbart dhe pozicionin e Nënkryetarit të Operacioneve dhe Zhvillimit të Biznesit pranë kësaj kompanie.

 

 

Në vitin 2021, Qeveria shqiptare i akordon Julian Dyrmishit titullin “Ambasador i Kombit”, në vlerësim të kontributit të tij në komunitetin shqiptar në Kanada. Ai gjithashtu është nderuar me Certifikatën për Shërbim Shembullor ndaj Kanadasë.