“Çupkat” 50 – vjeçare të Çorovodës “ndezin” për tri ditë me radhë qytetin e tyre të lindjes

“Çupkat” 50 – vjeçare të Çorovodës “ndezin” për tri ditë me radhë qytetin e tyre të lindjes

 

Për tri ditë me radhë, si anjëherë tjetër gjatë këtyre tri dekadave të fundit, rrugët, parqet, shkallët e kalldrëmet e Çorovodës, kujtuan dhe provuan edhe një herë zërat, shakatë, të qeshurat dhe çapkënllëqet e çamarrokeve të dikurshme, të ardhura nga e gjithë bota, që malli dhe nostalgjia i kishte sjellë pas kaq vitesh  të gëzonin dhe të festonin bashkë disa orë të lumtura.

 

 

Kur rrënjët thërrasin, zemra përgjigjet. U rritën bashkë, ecën në të njëjtat rrugë, në të njëjtat shkallë, ndanë të njëjtat ëndrra, dhe sot, pavarësisht distancave, u bashkuan si dikur me të njëjtin shpirt, me të njëjtën forcë dhe dashuri për vendlindjen dhe për njëra-tjetrën.

 

 

Ky ishte më shumë se një takim, ishte një rikthim në folezën e ëndrave rinore, një përqafim i së kaluarës dhe një festë e së tashmes.

 

 

Idenë e parë, pse jo edhe këmbënguljen e parë dhe të fortë për këtë takim e hodhi Aurora Hajdini, qè nga Amerika, ku banon e punon, në një postim të Miranda Nanos, pastaj kjo ide u poq dhe u konkretizaua me bashkëpunimin midis tyre. Natyrisht, kishte vështirësi. Ishin mijëra kilometra larg për disa, ishin probleme pune dhe familjare për disa të tjera, tek ndonjë edhe problem shndetësor, po të kesh parasysh moshën gjysmëshekullore të tyre.

 

 

Por kur vullneti dhe dëshira është e madhe, nuk ka pengesë që të të ndalojë.

 

 

“Sa herē qē vij nē atdhe, njē ose dy ditē do t’i i kaloj nē vendlindjen time, në Çorovodē. Madje, nē 2016 kemi festuar 35-vjetorin e “Maturēs 1981”, ashtu siç e praktikojnē dhe shumē matura ndēr vite.

 

 

Por kētē vit doja tē shkoja ndryshe, e shoqēruar nga vajzat ndēr vite tē Çorovodēs”, – thotë protagonistja e takimit, Aurora Hajdini, e cila ka dhënë prova me asistencën e saj “patriotike”, duke marrë pjesë në shumë veprimtari të zhvilluara në Skrapar e Tiranë, megjithëse duhet të udhëtojë me ditë tëra.

 

 

Shikoni me vëmendje këto fotografi! Ato janë si dikur, të bukura, kurajoze, tē mēnçura, bujare, mēndjehapura, tē pavarura, çapkëne, pse jo edhe të freskëta, aq më tepër sot që kanë harruar moshën dhe kanë hyrë në botën e tyre të dikurshme të fëmijërisë dhe të rinisë.

 

 

Ato kujtojnë me nostalgji e mall prindërit e njëra-tjetërs, prindër të mrekullueshëm, tolerantë dhe shumë të përparuar për kohën. Kujtojnë nënat heroina, që i edukuan dhe i bënë të zonjat të çajnë dete dhe oqeane, të lindin dhe të rrisin fëmijë si edhe ato.

 

 

Kur i pyesin se nga janë, dhe ato u tregojnë vendin ku kanë lindur dhe janë rritur, thonë me krenari: “Jemi nga Skrapari dhe e quajmë veten me fat qē janë lindur në këtë krahinë me traditat më të mira të trashëgimisë kulturore shqiptare.

 

 

 

Çdo vajzë e Çorovodës, prezente apo jo, ndër vite ka trashguar dhe pasqyruar sharm, klas, vyrtyt dhe sukses dhe është aset i çmuar për veten, familjen,shoqërinë dhe qytetin.

 

Janë vërtet nderi dhe krenaria e qytetit.

 

 

Veprimtaria u organizua me një program të caktuar, që i dha larmi dhe kolorit takimit. Filloi në qendër me takime, pērqafime me shumē mall, me apel emrash, biseda të shoqēruara nga emocionet, me këngë dhe valle të organizuara nga punonjësja e bashkisë, Rudina Llango (Shul)i.

 

 

E bukur dhe emocionuese ishte vizita në Urën e Kasbashit, në atë urë ku një pjesë e vajzave kanë bërë fotot e dasmës së tyre.

 

 

Takimi tjetër mbresëlënës ishte me banorët e qytetit të Verori famshëm. Edhe aty shtrëngime duarësh, përqafime, lotë gëzimi!…

 

 

Darka te Hotel Kanionet, njē atmosferē qē tregoi se çdonjera kishte ardhur pēr t’u gēzuar. Kēngē, valle, humor, spektakēl i vērtetē!

 

 

E veçantë ishin lidhjet direkte me video – coll dhe video – coferenca me ato që nuk kishin patur mundësi të vinin, të cilat ndiqnin të gjithë veprimtarinë me telefonat e tyre, si: Mulja nga Australia, Monda nga Amerika, Lena nga Greqia, Ola dhe Erveheja nga Italia etj.

 

 

Në fund u vendos “me shumicē votash” qē Vajzat e Çorovodēs tē mblidhen çdo vit gjatē muajit qershor, data e saktē do jepet 4-5 muaj para qershorit.

 

 

“Orakujt e Tomorrit”