
Historia e ndarjes administrative të trevave shqiptare: Nga vilajetet osmane të vitit 1888 deri në formimin e shtetit shqiptar
Më 1888 u bë ndarja e katër vilajeteve në sanxhakë dhe, sanxhakët në kaza, ndarje që mbeti në fuqi deri në fund të sundimit osman. Vilajetet mbetën të ndarë, në sanxhakë, kaza dhe nahije.
Sipas shembullit të shteteve evropiane, nën urdhrat e valiut qëndronte Mexhlisi – Këshilli Administrativ i Vilajetit, nga i cili vareshin drejtoritë e financës, e vakufeve, e ekonomisë, e arsimit etj.
Krahas Mexhlisit qëndronin repartet ushtarake të vilajetit, një varg organesh gjyqësore dhe zyrat e sheriatit; organet e xhandarmërisë e të policisë, të cilat vareshin drejtpërdrejt nga valiu. Një sistem administrativ pak a shumë të njëllojtë kishte edhe sanxhaku me kazanë, me ndryshim se mytesalimi dhe komandanti i kazasë vareshin nga mytesarifi dhe komandanti i sanxhakut, kurse këta të fundit nga valiu dhe komandanti i vilajetit.
Ja ndarja administrative:
I – Vilajeti i Shkodrës:
- Sanxhaku i Shkodrës (Kaza e Shkodrës, Lezhës, Pukës, Ulqinit, Tivarit, Mirditës, Malësisë dhe Podgoricës.
- Sanxhaku i Durrësit (kaza e Durrësit, Tiranës, Krujës dhe Kavajës).
II – Vilajeti Manastirit
- Sanxhaku i Manastirit (kaza e Manastirit, Follorinës, Kërçovës, Përlepit).
- Sanxhaku i Korçës (kaza e Korçës, Starovës, Kolonjës, Kosturit, Bilishtit, Hurupishtit dhe Oparit.
- Sanxhaku i Elbasanit (kaza e Elbasanit, Gramshit, Peqinit, Çermenikës).
- Sanxhaku i Dibrës (kaza e Dibrës, Matit, Radomirit dhe Rekës).
- Sanxhaku i Ohrit (kaza e Ohrit, Strugës).
6.Sanxhaku i Serfixhës (kaza e Serfixhe, Kozhanit, Naseliçit, Lapsishitit, Grebenesë, Kailarit, Elasonës).
III– Vilajeti i Janinës
- Sanxhaku i Janinës (kaza e Janinës, Leskovikut, Konicës, Filatit, Paramithisë, Mecovës).
- Sanxhaku i Gjirokastrës (kaza e Gjirokastrës, Delvinës, Tepëlenës, Permetit, Himarës). 3.Sanxhaku i Beratit (kaza e Beratit, Vlorës, Myzeqesë, Mallakastrës, Skraparit, Tomorricës).
4.Sanxhaku i Prevezës (kaza e Prevezës, Margëllëçit, Lorosit).
IV – Vilajeti i Kosovës
1.Sanxhaku i Shkupit (kaza e Shkupit, Kumanovës, Kaçanikut, Velesit, Shtipit, Radovishtës, Koçanës, Kratovës, Peçevës, Palankës,
- Sanxhaku i Prizrenit (kaza e Prizrenit, Tetovës, Lumës).
3.Sanxhaku i Pejës (kaza e Pejës, Gjakovës, Gucisë, Beranës, Tërgovishtës).
- Sanxhaku i Prishtinës (kaza e Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Vuçiternit, Preshevës).
- Sanxhaku i Novipazarit (kaza e Novipazarit, Senicës, Akovës, Novavaroshit, Prepoljes).
Përbërja, shpërndarja dhe numri i popullsisë në fundin e vilajeteve (1912)
Popullsia që banonte në territoret e katër vilajeteve më 1912 rreth 3.220 mijë banorë. Popullsinë më të madhe e kishte vilajeti i Kosovës. Pastaj vinin me radhë vilajeti i Manastirit, Janinës, Shkodrës. Vilajeti i Kosovës kishte 1.150.000 banorë; vilajeti i Manastirit 920.000 banorë; vilajeti i Janinës 720.000 banorë; vilajeti i Shkodrës 440.000. Gjithsej përbeheshin prej 3.220.000 banorësh.
Sipas llogaritjeve të përafërta, përbërja etnike e popullsisë në 4 vilajetet ishte me 1912: Shqiptarë 1.760.000; maqedonas 680.000; grekë; 350.000; turq 180.000; serbë 190.000; të ndryshëm 60.000. Shuma gjithsej 3.220.000 banorë.
Shpërndarja e popullsisë shqiptare nuk ishte e njëllojtë në të gjitha vilajetet. Numrin më të madh të popullsisë shqiptare e kishte vilajeti i Kosovës (rreth 710 mijë frymë). Pastaj vinin me radhë, ai i Janinës (370 mijë frymë), i Manastirit (360 mijë frymë dhe ai i Shkodrës (320 mijë frymë).
Sanxhakë me popullsi krejtësisht shqiptare ishin sanxhakët e Beratit, Durrësit dhe Elbasanit; sanxhakë me shumicë absolute (sanxhakët e Shkodrës, Gjirokastrës, Pejës, Korçës, Prizrenit, Prishtinës dhe Dibrës; sanxhakë ku popullsia shqiptare formonte pakicë ishin Novipazari, Preveza, Manastiri, Janina, dhe Shkupi. I vetmi sanxhak ku popullsia shqiptare nuk çonte asnjë peshë ishte ai i Serfixhës në vilajetin e Manastirit.