Çaji i maleve të Jugut, “mburrja” me “gjeografinë” e tij!…

Çaji i maleve të Jugut, “mburrja” me “gjeografinë” e tij!…

 

Çaji i Jugut ndryshon nga ai i Veriut, ku si çaj përdoren disa bimë. Ai është çaji bimor klasik shqiptar. Rritet në Jug deri tek Lumi Shkumbin,

 

 

Mali i Tomorrit, Rrungaja, Ostrovica dhe Polisi, ndërkohë që në pjesën juglindore të vendit, çaji i malit rritet vazhdimisht në disa sipërfaqe të Malit të Thatë.

 

 

Këtë lloj çaji e gjen edhe në zonat e Malit të Gjerë, Malit të Stugarës, Malit të Murganës, Nemerçkës, Çajupit, Dhembelit, në zonën e poshtme të luginës së Vjosës.

 

Rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. Parapëlqen shpatet e thata, por të rrahura nga dielli. Nuk ka shumë pretendime ndaj tokës. Konsiderohet si specie autoktone dhe endemike e Ballkanit.

 

 

Emri i tij shkencor është Sideritis raeseri. Sideritis, vjen nga fjala greke sidhiros( σιδηρο), që ka kuptimin hekur. Pra është një burim natyror që ka në përberje të tij shumë hekur

 

 

Degradimi i habitatit të çajit të malit në fazat fillestare të bimësisë nga bagëtitë, por edhe shkatërrimi si pasojë e zjarreve kanë ndikuar ndjeshëm në funksionet e ekosistemit kanë shkaktuar një zvogëlim të bimësisë së përgjithshme të çajit.

 

 

Shfrytëzimi i tepruar i kësaj bime ka dhënë kontribut në statusin e rrezikuar të çajit të malit në Shqipëri. Ndaj dhe ka dalë nevoja e kultivimit të tij.

 

 

Ka vite që ka ferma të ndryshme që kultivojnë çaj mali të një cilësie të mirë. Kultivimi është një nga veprimet e rekomanduara për konservimin e çajit të malit.

 

 

Çaji i malit është edhe identitet.

 

 

Shikoni ata që e tregtojnë në rrugët e Tiranës kur promovojnë mallin e tyre, që thonë: Çaj Tomorri, çaj Ostrovice, çaj Miçani, çaj Çajupi, çaj Gramozi, çaj Trebeshine!…

 

Të gjithë të parë! Të gjithë “Me Pesë Yje”!

 

Shikoni foton e mëposhtme, postuar në faqen e Qeshibesit, sa bukur, sa mall dhe emocion shpërndan. Dy tufa çaj në duar me në sfond pikturnë e malit mbi fshat!

 

 

Këtë radhë u njohëm me “gjeografinë” e rritjes natyrale të çajit të malit. Se cilat janë vlerat kurative të tij, gazeta “Orakujt e Tomorrit”, nëpërmjet rubrikave të saj, do t’u njohin më vonë.