
Ylli Pollogati: Muzë fshati
-Kuçi i Tomorricës-
Ylli Pollogati
Një muzë malli më hodhi rrëzë mali,
atje,
në fshat të babait…
Dremisnin muret,
gardh livadheve të vdekura
Syve m’ë qaset molla në krye të arës
së Qemalit
(Emrin e tim eti e
mbante që në të ri të tij)
Kujtoj degëzat e
gjelbërta,
kokrrat majoshe e kërrusnin…
Tharë,
me frutat mbi
të…
Një qoshe ahurit,
aromë jonxhe
mbi një drapër e
kosë hedhur
tutje,
rëndonë mbi koren e tokës…
Borigat e thara rënë në gjumë…
E ujët e lumit
që rrjedhën dotë pas vetes se
përshtat…
Shtëpitë pa jetë
kthyer
gërmadhë…
Vdekja ka kaluar kudo,
Si varrezat e
vjetra
mbuluar ferrash e harresës
njerëzore…
Veç dielli endej pyllit
Bilbili linte e
niste një
këngë…
Të njëjtën këngë të
lashtë
që buzëve më
rridhte…
Bëhesha trim kur
merrja i vetëm
shtigjet mes
malit
Të shkoja tjetrit
fshat…
Vatanit të nënës
atje
përmatanë…
Ashtu si dikur…
Një moti që erëmon
tek mallin nxjerr
n’ato anë…
Erdhi kjo muzë erë
mali
Kujtimet t’i ruaj së gjalli.