Zhvillohet në Berat “Tradita On”, një nga veprimtaritë artistike më të rëndësishme të vitit

Zhvillohet në Berat “Tradita On”, një nga veprimtaritë artistike më të rëndësishme të vitit

 

 

Nga data 21 deri më 23 korrik 2025 në qytetin e Beratit u zhvillua festivali folklorik “Tradita On”, një veprimtari e përvitshme që zhvillohet nga bashkitë e qarkut të Beratit.

 

Morën pjesë grupet folklorike të pesë bashkive të qarkut, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Dimal.

 

 

Dje ishte nata e fundit e festivalit, ku u bënë edhe vlerësimet për grupet më të mirë. Natyrisht, një ndër më të mirët u vlerësua grupi folklorik i Skraparit.

 

Veç spektatorëve vendas, shfaqjet u ndoqën për tri ditë me radhë edhe nga qindra turistë të huaj.