Festë e hare në Mëlovë të Skraparit

Festë e hare në Mëlovë të Skraparit

 

Sot, më 17 gusht, në vendin më panoramik të fshatit, në kampingun e ngritur enkas me këtë rast u mblodhën mëlovallinjtë ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë  për të festuar së bashku Ditën e tyre të Traditës.

 

Këtë atmosferë të jashtëzakonshme festive e shijuan të gjithë bashkëfshatarët, si ata që banojnë atye, por edhe ata të ardhur nga larg.

 

 

Që në orët e para të mëngjesit dhe deri masdite vonë vazhduan takime e vizitat në për familjet e të afërmve.

 

Kulmi arriti në orën 10, ku sheshi i kampingut u “ndez” nga takimet emocionale, me mall e lot në sy; nga këngët e vallet; nga dollitë dhe urimet; nga premtimet se kështu do të mblidhen çdo vit.