
Vlusha, fshati me kalendarin historik më të pasur se çdo fshat tjetër në rrethin e Skraparit
Tomor Vlusha
Për vet pozicionin gjeografik dhe strategjik, rrëzë të malit të Vlushes, në kryqëzim rrugësh të vjetra karvanesh, me ekspozicion panoramik dhe të hapur nga Jugu, në një lartësi 700-850 m mbi nivelin e detit, Vlusha është një nga fshatrat më të njohur dhe më të rrahur të Skraparit. Si rrjedhojë edhe me ngjarje të shumta në të gjitha periudhat historike.
Janë pikërisht këto ngjarje historike në shkuj dhe ky kalendar historik që i japin Vlushës (jo zyrtarisht) statusin e dallueshëm “fshati historik”, mbi shumë fshatra të tjerë të Skraparit.
Më poshtë, për të mbështetur çka thamë më sipër, pa shumë komente, po japim kalendarin historik të këti j fshati:
- Vlusha është fshati që ka datën më të hershme në faqet e para të Historisë së Shqipërisë, që përfaqëson kulturën e epokës së mezolitit me fillimet e epokës së neolitit të epokës së gurit, që është quajtur një nga zbulimet më të mëdha shqiptare dhe që janë lokalizuar në vendet e quajtur Armeninë, Vidhas dhe Sydenec.
- Në kohën e Vilajeteve dhe Sanxhaqeve të administratës osmane ka qenë qendër komune ( Hyqymeti ). Ka pasur dyqan, xhami (mejtep) që është përdorur edhe si shkollë turke dhe, fshehurazi, mësohej edhe gjuha shqipe etj. Si qendër komune ka qenë në disa përiudha pas vitit 1900. Madje edhe pas çlirimit për tre vjet, deri në vitin 1947, ka qenë lokalitet.
- Në fillim të viteve 1900 është ndërtuar nga Dervish Iljaz Qafoku ura mbi lumë, një monument kulturor që funksionon edhe sot e kësaj dite
- Fshati Vlushë ka histori me ngjarje dhe beteja që janë zhvilluar si gjatë Luftës së Parë, midis dy luftrave dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë Luftës së Parë Botërore është sulmuar disa herë nga andartët grekë. Këtu është vrarë komandanti famëkeq grek, Kostë Piçorri.
- Vlusha ka qenë “placdarmë” midis tri fuqive të huaja ushtarake në Luftën e Parë Botërore, i Austo-Hungarisë, Italisë dhe Greqisë. Rrethinat e fshatit Vlushë u bënë fushë beteje mes forcave austro-hungareze dhe atyre italiane në këtë luftë. Forcat austro-hungareze komandoheshin nga gjeneral Gjilardi, i cili ishte vendosur në lagjen Sanxhak.
- Vlusha ka nxjerrë luftëtarë dhe përsonalitete të shquar historikë si Maliq (Snxhaku) Vlusha, Nuri (Mançe) Vlusha, Qemal Mançe.
- Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore historia e fshatit Vlushë është e mbushur me shumë ngjarje:
Më 14 janar të vitit 1944 një detashment ndëshkimi gjerman, kanë bërë një nga masakrat më të mëdha në Skrapar, duke vrare 23 burra dhe djem të pafajshëm të fshatit.
- Si shpagim dhe kundërpërgjigje për gjakun e pafajshëm të banorëve të këtij fshati, dy muja më vonë, më 17 mars 1944 në Vlushë u formua Brigada e 7-të Sulmuese e Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
- Në pranverën e vitit 1944, në Malin e Vlushës janë hedhur nga avionët anglezë ndihma të Aleatëve të LANÇ.
- Po në këtë mal, jo shumë larg ku u hodhën ndihmat, është vrarë komisari i Çetës Partizane të Skraparit, Ramiz Aranitasi.
- Në vitet e socializmit Vlusha bashkë me Gostënckën ishte pjesë e kooperativës bujqësore Leshnje.
- Në vitet e socializmit Vlusha bashkë me Gostënckën ishte pjesë e kooperativës bujqësore Leshnje.
- Në fund të viteve ’70 të shekullit të kaluar erdhën në këtë fshat banorë nga Faqekuqi, të cilët u shpërngulën këtu pas rrëshqitjes së fshatit të tyre.
Si dhe të gjithë fshatrat e tjerë të Skraparit, sot, fatkeqësisht, Vlusha është braktisur. Kanë ngelur shumë pak banorë.
Megjithatë vlushallinjtë kanë shpirt të ndjeshëm ndaj vendlindjes së tyre. E kanë bërë traditë që çdo vit mblidhen në vendlindjen e tyre dhe kujtojnë të afërmit, bisedojnë dhe festojnë bashkë me ata që kanë ngelur aty. E bukur dhe e rëndësishme është që ata sjellin edhe fëmijët në këto veprimtari, me qëllim që t’ua lënë edhe atyre si trashëgimi.
I tillë ka qenë edhe takimi festiv i datës 12 gusht të këtij viti, ku kishin ardhur vëlushallinj nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe nga bota.
Ja informacioni i 12 gushtit në statusin tim të FB:
Ne vlushallinjtë kemi të drejtë te krenohemi me historinë e fshatit tonë.
Fshati ynë daton vendbanim i epokës së Neolitit dhe Mezolitit.
Një fakt nga arkivat osmane të kohës vërteton se në vitin 1431 fshati Vlushë ka pasur 20 shtëpi (për fat të keq, po aq ka edhe sot).
Takimin e përshëndetën dy burrat më të vjetër të fshatit, 88 vjeçarët Qani Mukaj dhe Ysmet Çollaku. E bukura e takimit ishte kur vallen e heq Nënë Havaja, 90 vjeçare.
Hareja dhe gëzimi shtohet më shumë me këngën live të djalit të këtij fshati Zeni Mukaj, i cili kishte ardhur së bashku me kolegen e tij Behije Dida nga Saranda.
Kishin ardhur vlushallinjtë nga Tirana, nga Durrësi, Vlora, nga Greqia e nga kudo ata ndodhen.
Djemtë e fshatit çdo vit kanë një grup organizatorësh. Këtë radhë organizimin e drejtonte Gjergji Çollaku.
U takuam, u çmallëm, gëzuam dhe i thamë njëri-tjetrit Mirë u takofshim përsëri.
Gjallëri të veçantë i dhanë veprimtarisë dy djem fyelltarë nga Gostëncka.
Tomor Vlusha