
Një foto sa 1000 mijë fjalë!…
Ç’sjell çasti, nuk e sjellin vitet!
Duke e patur një ndër profesionet e mia nga më të shtrenjtit dhe më të dashurit, profesionin e fotoreporterit dhe të telekronistit, e vlerësoj këtë thënie si një postulat të pakundërshtueshëm.
Fotoja e mëposhtme e mikut tim të kahershëm, Dashnor Dosti, e titulluar “Një debat konstruktiv”, nëse do të kishte një vëmendje më të madhe njerëzore, artistike, estetike, pse jo edhe pedagogjike dhe psikologjike, do të vlerësohej me çmim dhe do të ekspozohej në kopertinat e mediave më të mëdha në vend, ndoshta edhe jashtë vendit.
Megjithatë, ky është fati i vlerave tona!…
Në mos për të tjerë, për “Orakujt e Tomorrit”, kjo është Fotoja e Vitit!
Urime Dashi, shëndet e jetë mbesës tënde “legjendare”!
## Z. H. “Orakujt…”#