Edison Ypi: Bytha juj!…

Edison Ypi: Bytha juj!…

 

Bytha juj hante nat’ për nat’ përshesh me kos. U bo bytha juj tani me ngrën male mishi dhe gjysmën e drekës me ja hedh qenit.

 

 

Bytha juj nuk e mbyllte derën e shtëpisë se brenda s’kishte asgjë me vjedh. Tani bytha juj përveçse derën e mbyll me gjithato shula dhe zinxhira, ka instalu dhe kamera vrojtimi brenda dhe në oborr, pamjet e të cilave bytha juj i ndjek me celular nga çdo zgëq i botës ku bytha juj ka vajt për biznes ose për qef.

 

 

Bytha juj kishte vetëm 1 fotografi. Atë të pasaportës që ja kishte bo policia. Tani bytha juj i bo vetes qindra selfie.

 

 

Bytha juj e shurdhonte bythën ton me librat e Diktatorit vrasës. Bytha juj tani bën promuovime nëpër ceremonira me ujë të gazuar dhe kikirika për libra-këllira që s’lexohen edhe po të kesh durimin e derrit.

 

 

Bythën e juj e digjte behari e kallkanoste dimri. Tani bytha juj ka instalu kondicionera edhe në banjë edhe në garazh.

 

 

Bytha juj mezi arrinte me tren për dhjetë orë në Pogradec. Sot bytha juj i bie kryq e tërthor botës ku t’i doj bytha bythës tuj.

Bytha juj ishte kock’ e lëkurë. Tani bytha juj shkon nëpër klinika të shtrenjta ku heq dhjamin me pompa dhe shiringa.

 

 

Drejtori i ndërmarrjes ku bytha juj bënte sikur punonte lëvizte me një FIAT polak që ngecte te Kafja Xhafës. Tani bytha juj ka nga dy makina e tre fuoristrada që çajnë kontinentet.

 

 

Bytha juj strukej nëpër shtëpi të ngushta si furriqe që bythës juj i dukeshin të mëdhaja sepse s’kishte orendi me i mbush. Tani bytha juj ka shtëpi e vila në bregdet me vaska të bardha dhe basene të kaltra me të ik menia.

 

 

Bytha juj mezi qepte një palë pantallona te rrobaqepsja e lagjes me pesqint frikëra. Bytha juj tani, veshjet sintetike i refuzon, dy herë një këmishë nuk e vesh, çorapet e mbathura një herë, i hedh.

 

 

Bytha juj kishte në shtëpi gjithsej dy llampa elektrike sa mos me e ngatërru në errësirë vjehrrën me gruan. Por bytha juj nuk ankohej atëhere nga korenti. Atëhere bytha juj thoshte korenti është drita e partisë që na vjen nga hidrocentrali i kurvit. Bytha juj për korentin ankohet tani që në shtëpi ka instaluar paisje me dhjetra kilovat.

 

 

Bytha juj ishit ca zhulsa që bythën e juj e lanit një herë në muaj me kanaçe të ndryshkur, ndërkohë që po aty brenda banjës, vetëm 1 metër larg nga brima e hales ku duhej të centroje brimën e bythës, mbi furnellën me vajguri zjenin ca fasule për ibret në tenxhere pa kapak. Tani bytha juj jo vetëm lahet por bën dhe seks nëpër vaska me hodromasazh.

 

 

Bytha juj pinit kafe çikorje. Bytha juj sot nuk pi kafe po s’qe përzjerje e kokrrave të 25 lloj kafeve nga krejt bota.

 

 

Bythës tuj s’i thoje dot gjys fjale se direkt të spiunonte. Tani bytha juj i jep bythës ton leksione demokracie.

 

 

Bytha juj bënte namin për ruajtjen e moralit. Tani bytha juj do me pa vetëm femra me pridh në formë patkoi nga kërthiza te kurrizi.

 

 

Bytha juj psoniste nëpër ca dyqane të qelbta ku shitsja pisanjose pasi të hidhte në trastë ca qepë të kalbura priste me ankth të bëje ndonjë xhest pakënaqësie që të spiunonte. Tani bytha juj bën shoping nëpër supermarkata ku gjen dhe blen edhe qimen e leshit të brimës së bythës së gjyshes së pellazgut prejga rraca ime rrjedh dhe bytha juj pjerdh.