Kazaja e Skraparit në Vjetarin Statistikor Osman të vitit Hixhri 1306/1888-1889

Kazaja e Skraparit në Vjetarin Statistikor Osman të vitit Hixhri 1306/1888-1889

 

Kujtim Nuro

 

Kazaja e Skraparit gjatë administrimit Osman ka qenë gjithmonë nënprefekturë e sanxhakut (prefekturës) së Beratit, vilajeti i Janinës.

 

 

Duke u mbështetur në vjetarin statistikor osman të vitit Hixhri 1306/1888-1889, kaimekam (nënprefekt) i saj ka qenë ne këtë periudhë Abdylhalim efendiu dhe si naib (gjyqtar), Jusuf Agjah efendiu.

 

 

Kazaja ka patur zyrën e financës me drejtor Iljaz Hilmi efendiun dhe detyrën e sekretarit të zyrës së sekretarisë e ka kryer Xhelaleddin beu.

 

 

Gjithashtu, kazaja drejtohej dhe nga një këshill administrativ, i cili përbëhej nga anëtarë të përhershëm dhe të zgjedhur. Anëtarë të përhershëm kanë qenë: naibi, drejtori i finances dhe sekretari i zyrës se letërkëmbimit.

Kurse anëtare të zgjedhur nga popullsia, në vitin e lartëpërmendur janë:

Dalib beu, Qazim (?) beu, Sulejman beu dhe Bektash beu.

 

Njëkohesisht, në çdo kaza, gjatë administrimit osman, për zgjidhjen e konflikteve është krijuar edhe gjykata e fillimit. Detyrën e kryetarit të saj e ka kryer naibi.

 

Në kazanë e Skraparit, përveç naibit, kjo gjykatë përbëhej dhe nga 3 anëtarë, të cilit gjatë vitit 1306/1888-1889 ishin: Maksut aga, Çavush beu dhe Xhelal efendiu.

Kurse detyrën e sekretarit e ka kryer Omer Lutfi efendiu.

Abdylhamid Shykri efendiu ka qenë ndihmes prokuror i saj.

 

 

Përveç këtyre nënpunësve, në kaza kanë kryer detyra të ndryshme edhe nëpunës të tjerë, të cilët po i shkruajme si më poshtë:

 

1.Zëvendësdrejtor i zyrës se financës: Danjel efendiu

 

2.Nëpunës i zyrës së gjendjes civile: Sali efendiu

 

3.Polic: Ali efendiu

 

4.Arkëtari: Hamid efendiu

 

  1. Toger: Osman efendiu

 

  1. Mesuesi i shkollës fillore të Skraparit:

Qazim efendiu

 

  1. Mesuesi i shkolles fillore te fshatit Backë:

Said efendiu

 

  1. Sekretari i zyrës së kadastrës: Shefik efendiu

 

 

 

***

 

 

Qendra e kazasë së Skraparit është Çorovoda. Distanca e kësaj qendreje nga qendra e sanxhakut, Berati, është 9 orë larg.

 

Qendra e kazasë, Çorovoda, përbëhej nga një godinë qeveritare, një han dhe 10 dyqane. Çdo ditë të Enjte, në këtë qendër, zhvillohej dita e pazarit, ku vinte edhe popullsia e fshatrave të tjerë për të shitur produktet e tyre.

 

 

Brenda kazasë së Skraparit, në vitin 1888-1889, ndodheshin 2831 shtëpi dhe ishin nën vartesinë e saj administrative 58 fshatra. Kishte 3 shkolla fillore, 10 xhami, 13 teqe dhe një kishë.

 

 

Popullsia e kazase arrinte numrin 11974 banorë, prej të cilëve 11602 banorë i përkisnin besimit mysliman dh 372 banorë i përkisnin besimit kristian.

 

 

Banorët e kësaj kazaje, përveç bujqësisë dhe blegtorisë nuk kishin tjetër profesion dhe për rrjedhojë,  një pjesë e mirë e burrave kanë emigruar në Turqi dhe në vende të tjera të Perandorisë Osmane.

 

 

 

Burimi:

Vjetari Statistikor Osman, Viti Hixhri 1306/1889-1889