
Manushaqe Kapllani
Dhe vjen një ditë kur ti, pas mbi 40 vitesh në arsim, shkëputesh nga nga nxënësit e tu, por asnjëherë shpirtërisht dhe mendërisht. Se, me mendje e zemer je aty, prane fsmijve, prindsrve, kolegëve e kolegeve.
Shtatori!… Emocione pa fund, të papërshkruara vit pas viti! Fëmijë që vrapojnë, kush të prqafoj i pari, të tjerë pak me të ndrojtur të ofrojnë buqetën me lule dhe ndonjë (nga klasa e parë) me lot në sy me zor shkeputen nga duart e prindërve.
Por ky është një moment i shkurtër, pasi shumë shpejt fitojnë zemrat e mësuesve.
Ndonëse vitet e punës kanë përfunduar ende vazhdoj të përjetoj të njëjtat emocione, por në një formë tjetër. Shfletoj albumet me fotot e fëmijeve, hap dosjen me punimet e tyre vit pas viti, të punuara aq bukur si dhe letrat falenderuese te shkruara me aq dashuri ; përfytyroj secilin prej tyre me fytyre engjëllore dhe të etur per dije.
Pas pak bie zilja e celularit. Sa shume emocion, kur dëgjoj të më thonë: ”Mësuese,unë fitova mjekësinë!” Një tjetër, nxhinierinë, të tjerë, informatiken, drejtesinë, ekonomikun…
Janë njoftime që nuk më vijnë pa pritur. Nuk është se me erdhën papritur. Unë i di prirjet dhe prerjet e tyre. Ata janë e ardhmja më e ndritur e këtij vendi.
Jam rritur bashke me ta dhe për çdo arritje të tyre kam ndjerë emocione aq të forta, se mendoja se s’do përsëritej më. Dhe sot e ndjej veten me fat që po përjetoj emocione po aq te forta sa dikur me fmijët e mi.
Eshte dita e parë e shkollës. Rri e vështroj nga dritarja fëmijë e prindër zënë dorë për dore me libra dhe lule në duar.
Për çdo kënd kjo mund të jetë një pamje e zakonshme, një pamje rutinë e çdo ditë të fillimit të vitit shkollor, por për një mësuese, aq më tepër e sapodalë në pension, është një ngarkesë emocionale e papërballueshme.
Më falni, e mbylla, po qaj nga gëzimi që ndjej në këtë ditë të bukur dhe të bekuar!
Urime! Suksese!…