Urim djalit tonë, Eraldit, për ditëlindje!…  

Urim djalit tonë, Eraldit, për ditëlindje!…  

 

 

Sot në përvjetorin e ditëlindjes tënde zgjodhëm këtë foto të prillit 2000.

 

 

Nuk e dimë kush e ka shkrepur, ndoshta ndonjë kolegu yt, kur ti, netëve të vona gjeje pak kohë, sa për të thënë jo me fjalë, por me gishtin e madh, “jemi Ok, jemi mirë”!

 

 

Kanë qenë muajt e parë të Coronavirusit19, një luftë e vërtetë botërore, që nisi në Italinë e Veriut dhe ju u ndodhët, për shkak të profesionit, në fillim rastësisht dhe më pas domosdoshmërisht, në vijën parë të frontit.

 

 

Familjarisht, ti, dhe bashkëshortja jote, Leonida dhe dy djemtë fare të vegjël, e dini se ç’keni hequr ato dy vjet e gjysmë me maskë e skafandër në kokë, ku nata me ditën nuk ndahej me orë e me kufinj, por me ngjarje, njëra më tronditëse se tjetra.

 

 

Dhe, nuk mjaftonte kjo, por duhet të na qetësonit edhe ne të shkretët, gjakngrirët këtej matanë, që ankthi na gërryente jetën çdo ditë.

 

 

Megjithëse e shkurtër, ajo epokë u mbyll dhe ne të dy palët dolëm triumfues.

 

 

Është kjo arsyeja, që, pas 5 vjetësh, në datëlindjen tënde, po sjellim dhe po shijojmë më shumë se atëherë, këtë foto emblematike të botuar në disa media italiane dhe shqiptare, që ne, si prindër, na ka qetësuar në ato ditë të vështira, duke na bërë të lumtur dhe krenarë.

 

 

Urime, biri ynë i shtrenjtë!

 

Qofshin më të lumtur dhe më të bukur vitet që po vijnë pas për Ty dhe familjen Tënde!

 

 

Prindërit e Tu të shtrenjtë

 

Lavdije dhe Zylyftar Hoxha

 

16 shtator 2025