Dervish Iliazi, një ndër figurat poliedrike, historike, religjioze nga më të rëndësishmet dhe nga më interesantet e Skraparit dhe zonave rreth Tomorrit

Dervish Iliazi, një ndër figurat poliedrike, historike, religjioze nga më të rëndësishmet dhe nga më interesantet e Skraparit dhe zonave rreth Tomorrit

 

 Gjergji Qafoku

 

Dervish Iliazi, Iliaz Qafoku lindi në Vërzhezhë më 19 shtator 1875, i biri i Sulejmanit dhe Kiles nga Xhaferrët e Mollasit, kishte edhe 3 vëllezër, Ismailin, Ganiun dhe Habibin dhe dy motra.

 

 

Te unë për herë të parë u shfaq në moshën e fëmijërisë, kur luanim para shtëpisë së tij, kur mbushnim uji te pusi që ai kishte ndërtuar, kur futeshim brënda te shtëpitë e luanim në odat e mëdha “symbyllurazi”.

 

 

Betimet e fshehura të nënes sime “Për Dervish Iliazin”, ngjanin si një muzikë simfonike, me një seriozitet e solemnitet të admirueshëm. Për të ruajtur fshehtësinë kafshonte buzën e poshtme me dhëmbët e saj dhe si e zënë në faji “strukej” në një qoshe, çaset që ngelën fort te unë dhe nuk më janë hequr nga kujtesa edhe sot.

 

 

Me kalimin e viteve ndjenja dhe dëshira për të ditur sa më shumë për këtë burrë më shoqëruan ngado.

 

Përkushtimi atdhetar, forca e madhe shpirtërore, njeriu ideal dhe human, besimtari i devotshëm janë tiparet e tij.

 

 

 Dervish Iliazi patriot:

 

Merr pjesë në klubin ” Bashkimi” 1908 të Manstirit.

 

Klubin ” Bashkimi” Berat, qysh në v 1898, si degë e klubit të Stambollit që drejtoj nga Babë Dudë Karbunara e Dervish Iliazi.

 

Bashkëpunon me patriotët: Tajar e Tefik Vëndresha, Mehdi Gllava, Baba Kamber Velabishti, Isuf Bushi, Kadri Gjata e Nuçi Naçi.

 

Krijoj klubin ” Bashkimi” në Vërzhezhë.

 

Bashkëpunoji me grupin ” Pellazgët”  që drejtohej nga Abdulla Koprëncka.

 

Mori pjesë në çetë e Sakoll Radëshit.

 

Zgjidhet ndihmës i nënprefektit.

 

Merr pjesë në takimin me gjeneralin De vrej dhe kolonelin Tomson( halandez), si përfaqësues i parisë së Skraparit dhe klerit bektashi, shërbeu edhe si përkthyes.

 

 

Dervish Iliazi për shkollimin dhe arsimin:

 

Mbasi përfundoji ibdidaie( shkollë fillore), në Stamboll rregjistrohet në Medtesen e Stambollit që drejtohej nga Hoxha Tahsimi e më pas në Egjipt

 

Kreu dhe udhëtimin në Mekë që kur ishte nxënës.

 

Në Egjipt përfundoji studimet për teologji

 

Ndihmoji në të holla dhe me Abetare në hapjen e shkollës së Vërzhezhës.

 

Ishte një nga pikat e tij në kongresin bektashi të Prishtës, 1921, për hapjen e ” Mësonjtores Bektashiane”, Sukë Përmet.

 

Shtëpitë në Vërzhezhë i ndërtoj për nder të Baba Shabanit, që e kishte shkruar Dervish, dhe ku në to shkruhet: ” Zoti i bekoftë këto shtëpi bukëdhënëse”

 

Shtëpitë janë dykatëshe me 12 dritare me 2 palë shkallë të brëndshme me 12 shkallë.

 

 

Si një nga bamirësit më të mëdhenj të kohës ka ndërtuar:

 

Puse:

 

Pusi Qafok e Mëni Sheshezit, Vërzhezhë

 

Dy puse në Grykë të Dëvrisë

 

Pus në lagjen Mançe, Vlushë

 

Pus Pirogosh

 

Pusë Suropull, Përmet

 

Pus në Vrëpckë e Dushar, Korçë

 

Pus në Podë, Kolonjë

 

 

Çezma e burime:

 

Çezëm në Rripas, Krorëz, Çelanj në Vërzhezhë

Çezëm Konizbaltë, Berat

 

Çezëma e Thatë, Uznovë,

 

Çezma e Mbujthit, Poliçan

 

Dy çezma në fshatin Novaj

 

Çezëm në Nishovë, Koritë, Gostënckë,  Lamçet e Mollasit, Shkurtëz Kulmak, Çezëm te Qershia Kulmak

 

Çezëm te Përroi i Peshkut afër Konakut

 

Çezëm Lavdar, Korçë

 

Çezëm Guri Prerë, Tomorricë

 

Çezëm Opar e Dushar, Korçë

 

 

Ndërtimi i urave:

 

Ura e Vlushës

 

Ura e Lapanit (riparim)

 

Ura e Sharovës 1910 (riparim)

 

Urë në Tepelenë mbi lumin Vjosë

 

Ura e Bogovës

 

Riparim urash në Përmet, Tepelenë e Kolonjë

 

Urë mbi lumin Shushicë, në Penkovë e Lubonjë, Vlorë

 

 

Rrugë karvanesh

 

Poliçan – Bargullas, Vërzhezhë- Çorovodë, Vërzhezhë – Kulmak, Gaxholen e Zaloshnjes

 

Çdo vitë do ndërtonte kamina gelqereje e do i shpërndante falas

 

Ka ndihmuar financiarisht shumë klube atdhetarësh dhe gazeta

***

 

Dervish Iliazi është dekoruar nga të tre regjimet:  Mbretëria,  Socializmi dhe ky i sotmi.

 

 

Po sot?

 

Ky vit do të ishte shpallur nga të dy shoqatat si “Viti i Dervish Iliazit”

 

Po e harruan, e shfrytëzojnë kur ju duhet e bëjnë e promovojnë lloji- lloji pa asnjë vlerë

 

Bashkia dhe Kryegjyshata duhet të kishin planifikuar programe të veçanta përkujtimi.

 

 

Dervish Iliazi është një figurë poliedrike, historike nga më të rëndësishmet dhe nga më interesante në Skrapar dhe zonat rreth Tomorrit që kërkon vëmendje dhe nderime të veçanta , sepse e tillë është edhe vepra e tij.

 

 

Jo më kot poeti ynë i madh, Xhevahir Spahiu thotë: “Dervish Iliazi është imi, është juaji është i të gjithëve”!…