Auto-kinomatë lëvizëse, një” shpikje” e bukur kulturore socialiste që nuk e shan dot

Auto-kinomatë lëvizëse, një” shpikje” e bukur kulturore socialiste që nuk e shan dot

 

 Belul Kryemadhi

 

Pas viteve 1970 qeveria e asaj kohe, krahas shumë punëve të shumta për fshatin, një rëndësi të veçantë i kushtoi shfaqjeve të filmave bardhë e zi të huaj dhe të kinostudios shqiptare.

 

 

Qeveria e asaj kohe përgatit nëpërmjet kurseve  njerëz për përdorimin e aparateve të transmetimit të filmave. Veç kinemave klasike, u vunë në lëvizje kinematë lëvizëse, që ishin aparatura të thjeshta transmetimi filmi.

 

 

Këta aparate me mjete transporti të lehta apo edhe me kafshë, transportoheshin fshat më fshat, ku në darkë shfaqeshin për banorët e fshatit.

 

 

Si në tërë gjithë Skraparin edhe për zonën e Tomorricës ishin të punësuar persona të veçantë.

 

 

Njëri punonte në Tomorricën e bardhë, ashtu si e quajm që herët banorët e asaj zone nga fshati Mëlovë e deri në fshatin e fundit Osnat. Kurse në Tomorricën e Zezë ishte i punësuar Qazim Braho nga fshati Kovoçanj, i cili kishte në patronazh fshatrat nga Gjogovica deri në Dobrenj.

 

 

Filmi çohej me arka prej druri të bëra enkas. Në to vendosej aparati i filmit, si dhe kaseta te çdo filmi. Pas çfaqjes së filmit në fshat i transportonte një kafshar me tre kafshë në fshatin tjetër.

 

 

Fshatarët nuk paguanin bileta për parjen e filmave, hyrjet ishin të lira. Por pagesa e shpenzimeve u mbahej në llogarinë e çdo cooperative.

 

 

Në fillim çdo film pritej me gëzim, por më pas kur dualën televizorët, pati zbehje dhe braktisje të tyre.

 

 

Televizorët shiteshin me një çmim tepër të madh 40,000 lekë të vjetra, ku në ato vite ishte shumë dhe vështirë t’i kurseje ato lekë.

 

 

Këta televizorë në fillim shpërndaheshin me autorizim nga çdo organizatë partie të çdo fshati përkatës, ku prioritet dhe privilegj u jepej familjeve të dëshmorëve, kuadrove dhe anëtarëve të Partisë.