Djaloshi shqiptar në Gjermani, drejt një perspektive të shkëlqyer në futboll

  Djaloshi shqiptar në Gjermani, drejt një perspektive të shkëlqyer në futboll

 

Geroni është fëmija i tretë i Helidon Musabelliut, djalit të doktorit të njohur Maks Musabelliu.

 

 

Geroni ka lindur më 1 shkurt 2010 në Tiranë. Ciklin e ulët dhe dy të nëntëvjeçares i ka bërë në shkollën “Kongresi i Lushjes” dhe më pas është larguar me familjen në Gjermani.

 

 

Qe i vogël ka qenë i apasionuar pas futbollit dhe është përfshirë në akademitë e moshave me klubet e Tiranës, pasi është edhe një tifos i zjarrtë i kësaj skudre.

 

Është servitur gjithashtu në akademinë “Futboll Republic” “Internacionali”.

 

Ka fituar tituj me kampionatet e grupmoshave në kampionatet kombëtare. Po ashtu është pjesëmarrës edhe në kampionatet jashtë vendit si, në Greqi Maqedoni, Kosovë etj.

 

 

Gjithmone ka luajtur mbrojtës i djathtë ose i qendrës. Në këto aktivitete ka fituar: Kampion në Ohër me U11, ne 2021; Kampion me Tiranën me U13. Pjesëmarrës me Internacional në Elite Cup, Athinë 2022.

 

 

Është shpallur disa here lojtar i ndeshjes.

 

Me të ikur në Gjermani tranieret e atjeshëm e bënë pjesë të skuadrave të moshës me përshtypjet më të mira ku vazhdon aktivitetin rregullisht.

 

 

Duke parë cilësitë e tij si dhe kontributin që jep për skuadrën është federuar direkt i vetmi nga tetë të tjerë që luajnë si jashtëkomunitarë në skuadër.