Profesor Hysen Binjaku / Rruga dhe karriera e shkëlqyer profesionale e shkencore e një misionari të dijes 

Profesor Hysen Binjaku / Rruga dhe karriera e shkëlqyer profesionale e shkencore e një misionari të dijes 

 

Rushan Dosti

 

Personazhin e këtij shkrimi, për të qënë i sinqertë, nuk kam mundur ta takoj apo të kem pirë një kafe me të, kështu që dal garant që ky shkrim për të nuk është porositur nga ndonjë shok apo mik, por është thjesht një mirënjohje personale për atë ç’ka dhënë ai për arsimin shqiptar në veçanti dhe për shoqërinë në përgjithësi.

 

 

Edhe pse nuk jam takuar me të, prej vitesh jemi shokë e miq virtualë dhe flasim çdo ditë sikur të jemi bashkë në një auditor.

 

 

E rëndësishme është që në sërën e intelektualëve skraparas dhe atyre shqiptarë, ai qëndron si një gur mademi i rrallë, edhe pse nuk dëshiron që të bëj shumë reklamë e publicitet për punën e tij shumëvjeçare, pasi ,siç thotë me humor: “Nuk dua të flas për Belulin!”.

 

 

Ashtu siç jeta e vendlindjes së tij, Çerricës, deri në fillimin e gjysmës së dytë të Shekullit të 20-të, ka vijuar të rrjedh “pa bujë”, ashtu edhe fëmijëria, dhe jeta e tomorricarit 24 karatësh, Hysen Binjaku, ka rrjedhur në një valë me lumin e Tomorricës.

 

 

Edhe pse fshati ku ai u lind nuk është i dëgjuar për bëmat e “burrave të motshëm”, kjo nuk do të thotë se Çerrica nuk ka nxjerrë njerëz e personalitete me integritet kombëtar, njëri ndër të cilët është padyshim, profesori apo një nga “muskutjerët” e matematikës, Hysen Binjaku.

 

 

I lindur e rritur nga një familje patriotike, ku babai i tij, Kudreti, në moshën 22 vjeçare u rreshtua në radhët e Brigadës së  Dhjetë Sulmuese deri në çlirimin e Tiranës dhe më pas shërbeu si ushtarak në një repart ushtarak në Këlcyrë të Përmetit, Hyseni do të merrte bekimin e tij dhe të nënës në vitin 1950, ku e qara e tij do të dëgjohej jo vetëm në Çerricë, por në gjithë Krahinën e Tomorricës.

 

 

Hyseni ishte fëmija i parë i familjes Binjaku që jetoi tre vjet në Këlcyrë, pak kohë në Tiranë, për t’u rikthyer bashkë me nënën e tij në vendlindje, në vitin 1953, ndërkohë që babai i tij iu nënshtrua reformës në ushtri dhe pas kësaj rruga e jetës së djalit të tij u bë gjithnjë e më e vështirë….

 

 

Në këtë rrugëtim, ai do të kishte bekimin e Zotit dhe dy prindërve të tij, Baba Kudretit dhe nënës së tij Diturisë. Nga një familje e madhe, me shtatë fëmijë, pesë djem e dy vajza, Hyseni do të ishte “ylli” që do të ndriçonte rrugën e vështirë të diturisë…

 

Me Elmaz Gugën

 

 

Rruga e dijes, i vetmi mision

 

Hyseni, tashmë në moshën mbi 75 vjeç, kujton kohën kur babai i tij doli në lirim dhe iu afrua mundësia për t’u vendosur në një nga fermat bujqësore, që u krijuan në ato vite në Cërrik e Thumanë, por nuk thuhet kot në Tomorricë, që “Ditën e Ashures, fukarait i pret barku”. Fati ishte shkruar që rrugëtimi duhej të nisej nga Çerrica.

 

 

Babai i tij vendosi të kthehet në fshat dhe mori detyrën e Kryetarit  të Kooperativës Bujqësore të fshatit. Për të mos e ndjerë anën ekonomke,  xhaxhai filloi  punë në Lokalitetin e Gjerbësit si, postier dhe mbulonte gjysmën e Tomorricës nga Gjerbësi, Greva deri në Dobrenjë e Tërrovë. Punoi aty deri në 1974, kur u shkrinë lokalitetet dhe u nda Kooperativa e Bashkuar.

 

 

Hyseni, shkollën filloren e filloi dhe e mbaroi në Çerricë, ku në  katër vite, ndërroi katër mësues të ndryshëm. Ai kujton se vetëm mësuesi i klasës së parë ishte me shkollë të mesme pedagogjike, ndërsa tre të tjerët ishin me kurs 6 mujor. Në atë kohë shkolla fillore ishte e detyrueshme dhe në klasën e katërt zhvilloheshin provimet në rang zone.

 

 

Mes 6 shkollave fillore që kishte Zhepa, Hyseni, në provimin e matematikës, doli i pari dhe u vlerësua me fletë – nderi. Shkollën shtatvjeçare e filloi në shtator të vitit 1961, në Cërrik,  tek gjyshërit nga nëna.  Në klasën e  pestë pati disa vështirësi, ndërsa në klasën  e 6 – të, me rastin  e Vitit të Ri, mori pjesë në  takimin me nxënësit më të mirë të qytetit ku të pranishëm ishin edhe prindërit e tyre e jepeshin dhurata, kryesisht veshje  dhe fletë lavdërimi.

 

Me Syti Hyskon

 

Emri i parë për klasat e gjashta u thirr ai i Hysen Binjakut bashkë me gjyshin që e shoqëronte. “U gēzua gjyshi më shumë se unë, dhe nuk linte rast pa e treguar këtë ngjarje”, – thotë Hyseni pas kaq vitesh.

 

 

Në klasën e shtatë,  kreu vetëm semestrin.e parë në Cërrik, pasi në të dytin u kthye në fshat në shkollën e Zhepës, me qëllim që të siguronte një bursë për në shkollën e mesme. Dëshira e tij ishte  Shkolla e Mesme Pedagogjike ose Shkolla e Mesme Mjeksore. Por dëshira mbeti thjesht dëshirë, pasi djaloshi nga Çerrica do të ulej në bankat e Gjimnazit në qytetin e Çorovodës, të cilin e përfundoi në qershor të vitit 1968.

 

 

Ka qënë një nga sfidat e para të jetës së tij shkollore, ku mes 50 gjimnazistëve, e përunduan shkollën 22 dhe  Hyseni renditej i dyti dhe së bashku me Syti Hyskon dhe Elmaz Gugën, përbënin “tremuskutjerët” e  matematikës.

 

 

Edhe pse pati oferta për të vazhduar studimet e larta për Kimi Industriale, ai së bashkua me dy “muskutjerët”, Sytiun dhe Elmazin, do të ishte “muskutjeri” i tretë që do të takoheshin në auditorët e  Universitetit të  Tiranës, Dega Matematikë. Pas mbarimit të Universitetit, situata në vend sikur po turbullohej. Ishin vitet 1970, kur nisën shumë revolucione.

 

 

Në qershor 1973, mblidhet Plenumi i KQPPSH-së dhe merr vendimin: “Të gjithë kuadrot e larta, përfshi edhe pedagogët,  duhet të bëjnë një vit stazh qarkullimi në bazë”. Përkthyer shqip ky vendim,  studentët që ishin projektuar si kuadro dhe pedagogë,  duhej të ktheheshin në rrethet nga kishim ardhur në Universitet.

 

 

Hyseni kujton: “Shtator 1973. Unë dhe Sytiu u paraqitëm në Komitetin Ekzekutiv të rrethit Skrapar, aty ku ishim nisur për në Tiranë, Na komunikojnë: “Hyseni në shkollën e mesme mekanike Poliçan dhe Sytiu në shkollën e mesme Çorrovodë. U ndava me Sytiun, pas 9 viteve shoqëri dhe veprimtari të përbashkët”.

 

 

Hyseni filloi  punë në Poliçan, ku gjeti një  kolektiv të mirë. Pas dy vite punë, rasti e solli  që ai të emërohet Drejtor i Shkollës së Mesme “Muhamet Kondi” në Poliçan.

 

 

Në mars 1976 ai fejohet dhe në gusht martohet, ndaj në  nëntor,  Komiteti Ekzekutiv i Poliçanit, e strehon në një dhomë me dy familje në një apartament.  Në qershor 1977 lind vajza e parë dhe ai kërkon zgjerim. Kjo ndodhi në nëntor 1980, kur u transferua një ushtarak, dhe familja e tij mori frymë lirisht.

 

Me kolegun Flamur Manushaqja

 

 

Karrierë e gjatë dhe e vështirë profesionale e shkencore

 

 

Në gusht 1981, Hysen Binjakun e njofojnë se do të  trasferohej në Institutin Pedagogjik të Elbasanit. Ishte koha që urdhëri nuk diskutohej, por zbatohej.  Pa një e pa dy u nis për në Elbasan, ku u takua me  Drejtorin e Institutit, i cili ishte ende i paqartë dhe i  tha se nuk do fillonte punë hë për hë sepse ai që do zëvendësonte Hyseni,  kishte  bërë ankesë lartë.

 

 

Përballë kësaj situate ai rikthehet në Seksionin e Arsimit, shefin e të cilit e kishte mik, dhe deklaron refuzimin për në Elbasan. “Prit njëherë, i thotë shefi, se nuk është kaq e lehtë kjo punë, mendo se mund të heqin dhe diplomën!”. Bashkë me shefin shkojnë tek Kryetari i Komitetit Ekzekutiv dhe Hyseni përsëri këmbënguli për të shërbyer në Poliçan, qoftë edhe si mësues. Aty mësoi të vërteta, por edhe sekrete që ai nuk i dinte.

 

 

“Dëgjo i thotë  Kryetari: “Ty të kanë  kërkuar që në fund të vitit të parë të punës, në shtator 1974,  në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i  Shkencave të Natyrës, çdo vit me radhë,  por ne nuk të kemi lëshuar. Edhe tani nuk do të kishim lëshuar por unë kam vajzën në Institutin.e Elbasanit dhe zëvëndësdrejtorin e kam mik. Ai erdhi një natë tek unë dhe m’u lut për ty. M’u mbush mendja, bēmë vendimin dhe të lëshuam!”.

 

 

Përsëri Hyseni në të tijën: “Unë atje nuk shkoj, më emëroni mësues në Poliçan!”… “Jo jo, i thotë Kryetari: “Po e rregullove vendin e drejtorit e ke, e prishim vendimin e komitetit”.

 

 

E ndërsa ai ishte duke u kthyer në Poliçan, nga pas e ndjek shefi i arsimit, që i komunikon urdhërin: “Hysen, nesër duhet të paraqitesh në Ministrinë e Arsimit, tek Drejtori i Kuadrit”. Aty iu komunikua emërimi në Elbasan. Ai kundërshtoi, por kundërreagimi ishte: “Do të hiqet diploma!”

 

 

Në këto kushte detyrohet të shkoj në Ministrinë e Arsimit ku takoi zëvëndësministrin, të cilin  e kishte patur petagog në Universitet. Ai e sqaroi situatën dhe e la problemin pezull deri në një vendim të dytë, por nuk la pa përmendur rrezikun e heqjes së diplomës.

 

 

Ndërsa vazhdonte punën si më parë, në shtator 1982 merr telegramin nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, për t’u paraqitur në punë. Menjëherë mori autobusin e Ali Hysit, shoferit ikonë të linjës Skrapar – Tiranë dhe anasjelltas, dhe u paraqit në Katedrën e Matematikës së Pērgjithshme” me shef Prof.Osman Kraja, njëherēsh edhe Rektor i Universitetit të Tiranës.

 

 

 

Jepte mësim nē Fakultetin e Inxhinierisë, kryesisht në degët Mekanike dhe Ndërtim, aty ku ka qënë student edhe djali im, por që unë nuk njihesha me profesorin.

 

 

Kishte vite që  kishte mbaruar fakultetin, programi i kualifikimit shkencor nga 5 vjet u caktua për 9 vjet, por i duhej të jepte 4 provime të detyrueshme si gjithë të tjerët, që futeshin në kualifikim pasuniversitar, plus 3 provime të nivelit universitar, lëndë të reja që ishin futur në vitet kur ai ishte mësues, dhe në fund të mbronte temën e Disertacionit.

 

 

Në fund të kësaj periudhe ai mbrojti Doktoraturën si dhe ishte bashkëautor në librin “Ushtrime të Analizës Matematike pēr Inxhinieritë”, i cili vazhdon të jetë në përdorim edhe sot. Kur inxhinieritë u shkëputën nga Universiteti  i Tiranës dhe u quajtën  Universiteti Politeknik i Tiranës, Hysen Binjaku jepte mësim në Fakultetin e Ndërtimit.

 

 

Në vitet 1998-2003 kaloi me punē në “Shoqatën e Sigurimeve INSIG”,  fillimisht Drejtor i Burimeve Njerēzore dhe më pas shef i Statistikës,  profili i tii i kualiikimit doktoral,  duke qenë njēkohësisht edhe pedagog i jashtëm në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.

 

 

Në vitin 2003 INSIG nis procesin e privatizimit, kēshtu që ai e pa të arsyeshme të kthehej në fakultet. Në vitin 2005 merr titullin akademik “profesor i asociuar”. Në vitin 2009 shkëputet nga Universiteti Politeknik dhe fillon punë në Universitetin Europian të Tiranës në detyrën e Shefit të Departamentit të Matematikës, Statistikë Informatikë, gjithashtu edhe Anëtar i Senatit për 8 vite të këtij Universiteti.

 

 

Gjatë këtyre viteve është autor i pesë librave universitarë në matematikë dhe statistikë.

 

Në vitin 2016 doli në pension duke vazhduar si pedagog i jashtēm deri në nëntor 2020, kohë kur ndërpreu punën dhe kontaktin me nxënësit e studentët, të cilëve u shërbeu  për 47 vite me radhë.

 

Gjatë gjithë kohës ka shkruar herë pas here artikuj publicistikë,  fillimisht në gazetën lokale “Jehona e Skraparit”, në kohēn kur ishte në Poliçan dhe pastaj që nga viti 1992 e deri mē sot ka shkruar në disa gazeta të kohēs, të cilët i ka përmbledhur në dy libra.

 

 

Ka krijuar familjen në vitin  1976 duke vënë kurorë me Hajrije Kapxhiu, vajza e Neki dhe Halime Kapxhiut nga Gradeci, qëndër Skrapar, me profesion Ekonomiste.

 

Ajo ka punuar në NFP, Ndërrmarrja e  Furnizimit të Puntorëve, Poliçan, shtator 1976 – shkurt 1983.

 

 

Mars 1983 – shtator 2020 Universiteti i Arteve Tiranë me detyrë Kryesekretare Mësimore,  Fakulteti i Artit Skenik,  (rekord tjetër 38 vite në të njējtēn karrike).  Tashmë është në pension.

 

Bashkëshortja, Hajria

 

Vajza e madhe mbaroi pēr Inxhinieri Mjedisi, punoi dy vjet në Ministrinë e Mjedisit, dy vjet student pasuniversitare në Miçigan USA. Kur u kthye punoi specialiste në organizatën ndërkombëtare PNUD (Specialiste) dhe pedage e jashtme në Fakultetin e  Inxhinierisë së Ndërtimit. Nga viti 2005 e në vijim banon me familjen e saj në Itali.

 

 

Vajza e vogēl përfundoi Fakultetin Ekonomi – Financë, ku punoi rreth 10 vjet Drejtore Finance në DIGITAL. Gjatë kësaj kohe mbrojti doktoraturën në Finanncë. Mē pas dhe tani punon nē Universitetin  Europian të Tiranēs, pedagoge në Departamentin e Matematikës  Statistikore, Informatikē.

 

 

Hysen Binjaku është “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Poliçanit.