Jeniçerët dhe Haxhi Bektash Veliu, një dukuri historike e lidhur me shqiptarët: Ja pse Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve erdhi në Shqipëri

Jeniçerët dhe Haxhi Bektash Veliu, një dukuri historike e lidhur me shqiptarët: Ja pse Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve erdhi në Shqipëri

 

Jeniçerët e perandorisë Osmane kanë qenë një forcë, një dukuri historike e lidhur shumë me shqiptarët, pasi pjesa dërrmuese e tyre ishin shqiptarë ose me origjinë shqiptare, ndaj dhe si të tillë meritojnë  të njihen, të nderohen dhe të kujtohen nga ana historike.

 

 

Fjala jeni-çer do të thotë “forcë e re”, “forcë e parë”, forcë nr.1” në turqisht. Këta trupa, detyra e të cilave ishte të shërbenin si forca speciale dhe besnike të sulltanëve osmanë, u themeluan në ditët e sulltan Orhanit në shekullin e XIV-të sipas shumë studiuesve, gjashtë shekuj e ca më parë.

 

 

Arsyeja pse sulltanët osmanë krijuan këto trupa, ishte nga nevoja që ata kishin për trupa besnikë dhe pavarësi nga paria turke për të administruar Devletin Osman.

 

 

Trupat jeniçere kanë qënë disa nga trupat më të suksesshme të historisë botërore, dhe shtetit Osman në veçanti në pushtimet që osmanët kryen në Ballkan dhe Lindjen e Mesme përgjatë shekujve të 14 – 17-të. Krijimi i trupave jeniçere, të cilat ishin nga komandot më modernë të kohës së tyre në Evropë dhe Lindjen e Mesme, sipas shumë mistikëve, një rol shumë të rëndësishëm në krijim e kësaj trupe militare i jepet edhe komandantit të tyre shpirtëror, Haxhi Veli Bektashit, i cili siç legjendat tregojnë ishte ideatori i indoktrinimit të jeniçerëve me besnikëri ndaj sulltanit Osman dhe misionit islamik të perandorisë së bijve të Osman Gazit.

 

Pikërisht nga jeniçerët, me udhëheqës shpirtëror Haxhi Bektash Veliun, dolën bektashinjtë. Ndaj dhe quhen Bektashinj. Duhet thënë se shumica e jeniçerëve ishin me origjinë shqiptare. Si pjesë e pushtetit ekzekutiv dhe administrativ (jo vendimmarrës sepse i tillë ishte sulltanati) ata arritën majat e ketyre pushteteve. Ndaj dhe shumë shqiptarë u bënë vezirë, pashallarë, mutesarifë dhe sadrazemë dhe ministra.

 

 

Jeniçerët e hershëm të kohës se sulltan Orhanit dhe Fatihut ishin njerëz të betuar për sulltanin. Ata nuk martoheshin, dhe shërbenin gjithë jetën për sulltanin Osman. Megjithatë pas shekullit të 16-të kjo disiplinë u thye në trupat e tyre.

 

 

Ata u interguan në shoqërinë osmane, ndërtuan familje dhe kërkonin karrierë dhe pushtet. Pas shekullit të 17 -të jeniçerët u kthyen në forcë të pakontrollueshme dhe rrezikshme për shtetin osman. Ata rrebeloheshin gjithnjë kur nuk iu permbusheshin kërkesat apo kur nuk merrnin bakshish nga sulltanët që vinin në pushtet.

 

Fundi i jeniçerëve dhe bektashinjve në Turqi erdhi aty nga fillimi i shekullit të 19-të.

 

 

Më 10 qershor 1826 në sheshin e Et-Maidanit ku jeniçerët kishin odat e tyre ai dergoi trupat e ushtrisë së re osmane (Nizam i Xhedid) e cila shkatërroi njëherë e përgjithmonë oxhakun e jeniçerëve.

 

 

Pas ekzekutimit të jeniçerëve sulltan Mahmudi II u hodh në kryqëzatë të egër edhe kundër urdhërit bektashian, i cili ishte thellësisht i lidhur me jeniçerët. Teqet bektashiane u pushtuan me dhunë në Stamboll me urdhër nga sulltani dhe u kthyen ne teqe të urdhërit Nakshibendi.

 

 

Shumë bektashianë ashtu si edhe ata jeniçerë që i mbijetuan masakrës së Et-Maidanit u detyruan të tërhiqen nga Stambolli drejt Ballkanit, nëpër malet e egra të Jugut të Shqipërisë nga ku edhe të parët e jeniçerëve buronin.

 

 

Që nga dita e masakrës kundër jeniçerëve, bektashianët vendosën të shkëputen përfundimisht nga besnikëria e tyre për kalifatin Osman. Shumë bektashianë dhe ish-jeniçerë që mbijetuan masakrat e sulltan Mahmudit II, u konvertuan në freemasonë dhe nacionalistë të etnive të tyre dhe i hynë me insistim rrugës se divorcit nga komonuelthi Osman dhe shkatërrimit të Perandorisë Sunite të Stambollit.

 

 

Siç shihet, bektashinjtë që herët nuk shiheshin me sy të mirë në fundin historik të perandorisë Osmane, pasi ata u shkëputën nga kalifati dhe dhe u trajtuan si Shitët.

 

 

Mustafa Qemali, krijuesi i Turqisë moderne, duke e ditur që bektashinjtë shikoheshin si rudiment, nuk kishin më fuqinë e dikurshme, e pati t’ë lehtë për t’i përzënë nga Stambolli.

 

Selia e shenjtë në Tiranë e viteve 1930

 

Duke patur një shtrat të ngrohtë, të përgatitur qysh herët, ata erdhën në Shqipëri ku ndërtuan edhe selinë e Kryegjyshatën Botërore nëvitin 1930, ku Kryegjyshi Botëror Sali Njazi Dede veproi si bashkësi fetare e organizuar, jo politike dhe jo shtetërore.

 

 

#Blog #Orakujt…”